Çmimi i luftërave nuk paguhet gjatë kohës së luftës, mandat-pagesa vjen më pas .
28/04/2023DËSHMORI ËSHTË SHKALLA MË E LARTË E PATRIOTIZMIT
05/05/2023Me kënaqësi prita ftesën e z.Niko Ferro dhe Altin Hila për të marrë pjesë në aktivitetin e promovimit të librit me bashkautorësinë e tyre, me titullin shënjestrues ” Pylli i Divjakës”.
Një libër larg komercialitetit në konceptin klasik por me vlera marketingu për fashën e turistëve të natyrës dhe botës së egër .
Një histori e një margaritari natyror, ndërtuar mbi gojëdhëna, shkrime të lëna dhe harta që të çojnë në thellësi të disa shekujve .
Kur përfundon këtë libër ndihesh i vënë përpara enigmash , aludimesh e hipotezash që presin përgjigje, çfarë përbën një indicie të fortë për historian, studiues apo të interesuar të tjerë, të përfshihen në tentativat për t’ju dhënë përgjigje këtyre pikëpyetjeve të ngritura nga bashkautorët .
Nuk mund t’i shpëtoj tundimit për të dhënë një konsideratë për bashkautorët Altin Hila dhe Niko Ferro, për deklarimin e qëllimit të përdorimit të të ardhurave të realizuara nga shitja e këtij libri ” Të ardhurat do të shkojnë për pyllin e Divjakës”
JU FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN TUAJ , PËR TA BËRË ME HISTORI KËTË THESAR NATYROR TË INTERESIT NDËRKOMBËTAR .
Në cilësinë e dashamirësit të parkut Divjakë-Karavasta dhe Pyllit të Divjakës si pjesë e tij.