
23/10/2023

Nis projekti ” Rigjenerimi i Ekosistemit në Pish-Poro “
25/10/2023Së bashku me drejtoreshën e ZVAP Fier znj. Zaira Gjika, Sekretarin e Përgjithshëm të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier z. Arben Velo dhe nëpunësin e nivelit drejtues të kësaj administrate z. Kreshnik Ymeraj patëm kënaqësinë ti dhuronim shkollës së mesme të bashkuar “Nazif Zhavari “, Kafaraj një kontingjent me 50 tituj librash .
Lista e librave të dhuruar referon klasikët shqiptar e të huaj dhe për më tepër një numër të konsiderueshëm prej 11 nobelistësh.
Një tufë me lule vjeshte dhe disa poezi aq bukur të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle, ishin buqeta e mirënjohjes rezervuar për ne, por në respekt të të gjithë administratës së Institucionit të Prefektit për dhuratën pak të kushtueshme por shumë të çmuar.