NGA STËR-GJYSHI TE STËR-NIPI PËR TË PËRKUJTUAR DHE TRASHËGUAR HISTORINË
23/10/2022KËSHILLTARËT E SHËNPJETRËS DHE ÇMIMI I TURPIT I KOLABORACIONIZMIT
13/11/2022Në një bashkëpunim me zyrën për BE dhe emigracionin të bashkisë Fier, për të promovuar nismën e GIZ Albania, programit ProSEED të qeverisë gjermane, nën logon
“ fit4green”, një nismë kjo e mbështetur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të patur dije, vlera, aftësi të gjelbërta me temë
“Qasja e gjelbër e BE dhe Atdheu im ”.
Një aktivitet që nisi me institucionet arsimore “ALEN” për të vijuar me institucionet arsimore “NUMANI”, për të dhënë më shumë detaje rreth nismës dhe për të ftuar inteligjencën e nxënësve për të dhënë idetë e tyre rreth temës së propozuar nga nisma Giz Albania.
Në fjalën time më duhet të ndalesha në tre momente që përkojnë me tre mënyra sjellje në marrëdhënien tonë me natyrën dhe mjedisin.
E fillova fjalën me një ndjesë në emër të brezit që përfaqësoj për regjimin armiqësor me natyrën të zbatuar për afro dy dekadash tranzicioni qe vijuan ndryshimin e madh politiko-ekonomik cilësuar edhe si ndryshim i sistemit.
Një periudhe kjo ku shumë pasuri natyrore u sakrifikuan në emër të lukunisë për përfitime ekonomike duke injoruar interesat e brezave pasardhës.
Përpos kësaj, mjedisi jo vetëm që nuk u mor në mbrojtje, por u ndikua me mbetje urbane dhe inerte pothuajse në gjithë hapësirën e banuar.
Periudha e dytë që i referohet dekadës së fundit konsiderohet si periudha e armëpushimit dhe e rivendosjes së një marrëdhënie të re të pranimit të përgjegjësisë dhe reflektimit në drejtim të rehabilitimit mjedisor.
Moratoriumi i pyjeve, i gjuetisë, ndalimi i ndërtimeve pa leje, disiplinimi i shfrytëzimit te lumenjve, vendosja e zonave në regjime të mbrojtura e rreptësishtë të mbrojtura, ishin disa nga masat që tregonin se shoqëria kishte vendosur të bënte paqe me natyrën.
Periudha e tretë që përkon me aktualitetin reflekton një qasje më të avancuar dhe më të përafruar me direktivat evropiane e globale, duke mos u mjaftuar me konservimin e vlerave natyrore të ekosistemeve, por edhe duke punuar me synimin për shëndoshjen e tyre.
Shfrytëzimi me kriter i burimeve të parinovueshme dhe gjetja e burimeve alternative për zëvendësimin e tyre, përdorimi i riciklimit e të tjera gjetjeve që synojnë të minimizojnë përdorimin e burimeve natyrore të parigjenerueshme duhet të bëhen axhenda e çdo shoqërie.
Le të bëhet pësimi i sjelljes së papërgjegjshme e dritëshkurtër të dy dekadave post tranzicion, mësimi më i madh dhe këshilla më e mirë me të cilën mund t’ju drejtohemi në mënyrë që ju të mos bini në të njëjtat gabime.
NE NUK DUHET TA SHOHIM NATYRËN SI DIÇKA QË NA PËRKET POR SI NJE BORXH QË UA KEMI MARRË FËMIJËVE TANË