“Bashki të Forta”, projekti që nxit qeverisjen e mirë përmes inkurajimit të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve .
04/06/2022Mesazh i Prefektit , për 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit
10/06/2022Si rezultat i një avarie të ndodhur në linjën elektrike Ballsh-Patos ka patur disa dëmtime në dy nënstacionet përkatëse.
Si rezultat i kësaj avarie ka patur ndërprerje të energjisë në zonat që mbulojnë këto dy nënstacione .
Duke vlerësuar rëndësinë e situatës Prefekti i Qarkut Z. Lefter Shehaj, shkoi personalisht në nënstacionin e Patosit, për të parë nga afër gjendjen dhe për të inkurajuar punonjësit e eliminimit të avarive, për intensifikimin e aktiviteteve për rikthimin sa më parë të energjisë. Personeli inxhiniero teknik i NJTL Fier, prezent në terren informoi si vijon:
” Në nënstacionin Patos janë dëmtuar çelësi i linjës 35 kV i linjës Ballsh-Patos nga ku furnizohej qyteti i Patosit.
Po kështu janë dëmtuar edhe disa izolator të çelësit si dhe të linjës. Në Ballsh janë dëmtuar disa izolator linje dhe punonjësit po kryejnë matjet për të parë nëse është dëmtuar apo jo edhe transformatori i tensionit i linjës Ballsh Patos. Në Patos po vijohet puna nga Brigada e linjave të Fierit dhe Brigada e Tiranës për eliminimin e avarisë. Çelësi në nënstacionin e Patosit është i dëmtuar në mënyrë të pariparueshme dhe do të duhet të ndërrohet me një tjetër . Ai do nxirret nga skema dhe do vendoset regjimi i punës pa të. Çelësi do të zëvendësohet në ditët në vijim.
Në Ballsh po punon brigada e Fierit e eliminimit të avarive. Atje do të riparohen të gjitha sot pasi janë materiale e duhura. Mendohet që e gjithë skema të kthehet në normalitet në orët e para të mëngjesit. Aktualisht vetëm disa fshatra në Patos janë pa tension. Pasi të gjitha linjave të qytetit të Patosit u është dhënë tension. Po kështu edhe linjave të naftës. Në Ballsh nuk ka asnjë abonent pa tension.
Vetëm 2 fidera fshati janë pa tension nga Nënstacion Patos “.