Mesazh urimi i Prefektit të Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj me rastin e 29 Nëntorit ditës së Çlirimit.
29/11/2022Nuk mund të ketë një strategji të mirë të zvogëlimit të riskut nëse nuk ka një vlerësim të saktë e të plotë të rreziqeve paraprakisht.
01/12/2022SE CILA ËSHTË VLERA E LIRISË, E TREGOJNË ATA, LIRIA E TË CILËVE ËSHTË NË DISKUTIM.
————————————————————————–
Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 110- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pata nderin dhe kënaqësinë të merrja mesazhe urimi nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë z. Shahin OMAROV dhe Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tetiana YEHOROVA- LUTSENKO .
Mesazhi i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Ukrainë z.Shahin OMAROV
“I nderuar zoti Prefekt,
Shpreh respektin tim më të thellë për ju dhe kam nderin t’ju përgëzoj në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Le të jetë kjo datë domethënëse, 28 nëntor 1912, e cila është kthyer në një simbol të guximit dhe heroizmit të popullit shqiptar, frymëzim për arritje të reja.
Sot Republika e Shqipërisë është një vend sovran, demokratik, me stabilitet ekonomik, i hapur ndaj komunitetit europian dhe atij botëror. Falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë kufijve të tij, vendi është duke u bërë një shtet modern e i begatë evropian.
I uroj gjithë popullit shqiptar paqe, prosperitet dhe mirëqenie dhe për ju dhe familjen tuaj shëndet, lumturi dhe bekimin e Zotit në të gjitha veprat e mira.
Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjell edhe një herë konsideratat e mia më e larta.”
Mesazhi i Kryetares së Këshillit Rajonal të Karkivit znj. Tetiana YEHOROVA- LUTSENKO .
“Më lejoni t’ju shpreh komplimentet dhe urimet e mia në ditën e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si simbol i përkujtimit të rrugës së vështirë për përmbushjen e ëndrrës kombëtare dhe luftës heroike të popullit shqiptar për themelimin e një shteti të pavarur evropian.
Këshilli i Rajonit të Karkivit e vlerëson shumë mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën humanitare të dhënë nga shteti juaj, sepse sot Ukraina është në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së gjithë Evropës, ndërsa Shqipëria, si shtet me vlera evropiane, ndihmon Ukrainasit në luftën kundër shtetit agresor.
Unë jam e bindur se dialogu ynë konstruktiv do të shërbej si një themel i besueshëm për implementimin e projekteve të mëtejshme mes rajoneve tona.
Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për paqe, mirëqenie, prosperitet, sukses dhe kurajo në përballje me çdo sfidë për ju dhe gjithë shqiptarët.
Shfrytëzoj këtë mundësi për të ri shprehur sigurinë e konsideratave të mia më të larta dhe për të shprehur dëshirën time për bashkëpunime produktive të mëtejshme.”