PROJEKTI “75 x 75”
13/01/2020PROJEKTI “SHËTITJE NË GJANICE”
30/07/2020MBLEDHJA E TASK FORCES VENDORE
Prefekti i Qarkut vlerësoi punën e deritanishme, të bërë veçanërisht nga strukturat e Policisë Vendore dhe theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni duhet të vlerësohet nga çdo strukturë, qëndrore apo vendore, pasi është e rëndësishme në planin politikës shtetërore, hapave të integrimit të vendit dhe të luftës ndaj krimit në përgjithësi, e veçanërisht Krimit të Organizuar.
Të gjithë duhet të bëjmë më shumë në luftën ndaj këtij fenomeni. Strukturat Vendore kanë rolin e vet në kontrollin e territorit, të cilat duhet të marrin përgjegjësinë e plotë, strukturat e Policisë Vendore duhet ti japin më shumë jetë policimit në komunitet edhe ndaj këtij fenomeni dhe gjithashtu gjithë strukturat e tjera duhet të punojnë për të rritur bashkëpunimin në luftë ndaj këtij fenomeni.
Mbështetja e dhënë nga Kryetarët e Bashkive dhe Drejtuesit në këtë takim, me siguri do të japë frytet e veta. Të gjitha strukturat do të intensifikojnë veprimtarinë në luftë ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit.