Edicioni i katërt ” Panairi i Librit me Autorë Lushnjarë”.
11/06/2023Mbledhja e Konstituimit të Këshillit dhe betimit të Kryetarit të Bashkisë Patos.
14/06/2023Qeverisja e mirë nuk nënkupton marrjen e vendimeve “korrekte”,
por procesin më të mirë të mundshëm për marrjen e këtyre vendimeve.
Sot, duke ndjekur punimet e mbledhjes së parë të Këshillit të ri të Bashkisë Lushnje, të dalë nga zgjedhjet e 14-Majit.
Mbledhja u zhvillua në respekt me çështjet e rendit të ditës, për konstituimin e këshillit dhe betimin e këshilltarëve, zgjedhjen e drejtuesëve të këtij këshilli, konfirmimin e mandatit dhe betimin e kryetares së kësaj bashkie për 4-vjeçarin e ardhshëm, znj. Eriselda SEFA, për të vijuar me zgjedhjen e përfaqësuesëve për në këshillin e qarkut Fier, nëpërmjet një procedure votimi të fshehtë.
Në fjalën përshëndetëse ndër të tjera u ndala tek kontributi i këshilltarëve për të siguruar një qeverisje të mirë dhe rëndësia e aplikimit të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në procesin e vendimmarrjeve të rëndësishme, për sa i përket kohëzgjatjes së efekteve dhe kostos që shoqëron vendimmarrjen.