MBILL ME NJE DORË, KORR ME TË DYJA.
19/06/2023Takim i Prefektit të qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, me mjekë turq, nga spitali MEMORIAL Fier.
06/07/2023Ekspozimi nga një ngjarje e panjohur është risk fatkeqësie, ekspozimi ndaj një ngjarje të përsëritur është punë përgjegjësie .
Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarku Fier, thirra sot mbledhjen e këtij komisioni, për të bërë një analizë të thelluar të situatës së deritanishme lidhur me menaxhimin e rasteve emergjente të shkaktuara nga zjarret, problematikat e evidentuara dhe masat shtesë që duhen të merren për parandalimin dhe rritjen e efiçencës së reagimit nga strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me komunitetin dhe strukturat e tjera operacionale pjesë e këtij komisioni.
Për të vlerësuar rëndësinë e axhendës së kësaj mbledhje të KMC dhe për të përcjell një mesazh për strukturat përgjegjëse për mbrojtjen civile në nivel vendor, (si bashki) dhe në ranga rajonal, (si qark ), ishte i pranishëm në këtë takim vetë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ,z. Haki Çako.
Zoti Çako , shprehu falënderimet për punën e mirë të deritanishme të bërë nga strukturat përgjegjëse të mbrojtjes civile, në nivel bashkie dhe qarku, çfarë provohet nga numri ndjeshëm më i ulët i rasteve të zjarrit të regjistruara për këtë 6-mujor, raportuar me rastet e rregjistruara për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po kështu, Çako theksoi rëndësinë e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit qytetar, si mjet i parandalimit dhe vlerësoi se elementi i parë në situatë zjarri është sinjalizimi i hershëm dhe ndërhyrja në kohë nga ana e strukturave përgjegjëse.
Në emër të institucionit të Prefektit i garantova për frymën e bashkëpunimit me të gjitha strukturat në nivel vendor dhe qendror, në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e mbrojtjes civile.