” Vepro gjelbër për një të sotme më të mirë, mendo gjelbër për një të ardhme më të sigurt “.
18/12/2022Një kartolinë “hand made ngafëmijë të Qendrës Horizont
20/12/2022Për tu vlerësuar zgjedhjet e zgjuara që fermerët gjejnë për t’ju përgjigjur sfidave të konkurrencës, të punëzënies gjithëvjetore apo nevojës së qarkullimit bujqësor .
Të impresionojnë përgjigjet e fermerit
Ylli Lulaj teksa e pyesim se përse u investua në ekonominë e kultivimit të kërmillit, një produkt që sipas tij eksportohet në Itali e prej këtej në gjithë tregun evropian.
Në përgjigje të interesit tonë z. Lulaj spjegon se zgjodhi të diversifikonte aktivitetet e tij të kultivimit të luleshtrydheve dhe perimeve në fushë edhe me aktivitetin e kultivimit të kërmillit :
-Për të minimizuar rrezikun e humbjeve apo të minimizimit të fitimit nga konkurrenca e fortë në tregun e luleshtrydheve dhe të perimeve .
Fakti që jam i vetmi që merrem me kultivimin e kërmillit në zonë bënë që të jem i avantazhuar nga këndvështrimi i konkurrencës.
-Për të siguruar punëzënien e tij dhe familjarëve në kohën kur luleshtrydhet apo perimet nuk janë në prodhim apo nuk kanë nevojë për shërbime.
-Për të ruajtur pjellorinë e tokës. Ndërrimi i kulturave të mbjella herë me domate, spec, bamje, bostan e herë me lakër, karotë, kungull etj si ushqim për kërmillin krijon mundësinë e qarkullimit bujqësor dhe minimizon varfërimin e tokës .
I urojmë z. Lulaj, (që ishte në vitin e parë të aktivitetit të kultivimit të kërmillit ) shumë SUKSES në këtë risi për zonën, por që në të ardhmen mund të shërbej si model për fermer të tjerë!