Analiza vjetore e punës e ZVAP Fier.
03/02/2023Sjellja ndaj moshimit dhe të moshuarve është një nga treguesit e dinjitetit social të një shoqërie.
07/02/2023Pasardhësit e antiosmanit Rrapo Hekali nuk mund të mos ishin antifashist.
Mospajtimi me pushtuesit dhe me mungesën e lirisë, integriteti i territorit dhe patriotizmi ishin kthyer në ADN-në e mallakastriotëve.
Ishte thirrja e kombit që nuk duronte dot paradën e çizmes fashiste mbi trupin e tij, ajo që mblodhi më 4 Shkurt 1943 në Klos të Mallakastrës, në një kuvend burrash dalëzotësh për të krijuar ÇETËN PLAK TË MALLAKASTRËS , si ndër të parat formacione luftarake antifashiste që më vonë do të bëhej pjesë e formacioneve më të mëdha luftarake në rang rajonal.
Vetëm për jo më shumë se 24 orë nga krijimi i këtij formacioni, në datën 05 Shkurt 1943 kjo çetë do të duhej ti tregonte pushtuesit se Mallakastra është “kalaja e keqe për tu nënshtruar ” dhe se antifashizmi ishte rezervuar për ta në çdo pëllëmbë të kësaj toke.
Një përplasje që vijoi edhe më 6 Shkurt 1943, kohë gjatë të cilës armiku i turpëruar nga përplasja disfatiste me shumë humbje njerëzore e armatime, vendosi të hakmerrej duke ju vënë zjarrin disa shtëpive greshiciote . Por ndërsa shuhej zjarri në muret e shtëpive greshiciote, po ndizej zjarri i urrejtjes antifashiste në gjithë fshatrat e Mallakastrës, zjarr që arriti të shkrumbonte atë armatë të stërmadhe e të mirëpajisur lufte siç ishte fashizmi .
Për të kujtuar këtë histori lavdie dhe për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të kësaj lufte Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 80- vjetorit të këtyre ngjarjeve, në të dy këto vende historike, Klos dhe Qafa e Sykuqit.
U përjetësofshin në kujtesën e brezave këto data të shënuara historike !
Lavdi dëshmorëve të atdheut !
.