logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman 3.10.2022.
                      03/10/2022
                      Ekspozite e nxënësve të qarkut Fier , në pararendje të ” Ditës ndërkombëtare të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë “
                      12/10/2022

                      BUXHETIMI ME PJESËMARRJE SI SHPREHJE E DEMOKRACISË DIREKTE

                      Për të rritur nivelin e njohjes për këtë qasje të re ndaj proçesit të buxhetimit në nivel vendor, në institucionin e Prefektit Qarkut Fier u organizua një seancë trajnimi për ” Udhëzuesin e buxhetimit me pjesëmarrje “, me praninë e përfaqësuesëve nga njësitë e qeverisjes vendore, përgjegjëse për procedurat e buxhetimit , si nga administrata e bashkive ashtu edhe nga këshillat bashkiak respektiv .

                      Trajnimi i organizuar nga Qendra Rinore e Vlorës, me pjesëmarrje e një grupi miks nga Ministria e Brendshme ( Drejtoria për Koordinimin dhe Monitorimin e Prefekturave ) dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

                      ( Drejtoria e Financave Vendore ), mbështetet nga qeveria Suedeze dhe qendra ndërkombëtare Olof Palm .

                      Qëllimi i trajnimit ishte rritja e kuptueshmërisë mbi rëndësinë e buxhetimit me pjesëmarrje dhe udhëzimi për zbatimin në praktik të kësaj mënyre të re buxhetimi .

                      Buxhetimi me pjesëmarrje e çon demokracinë lokale në një nivel të ri që nënkupton një ndryshim të madh cilësor duke kaluar nga demokracia përfaqësuese në demokraci të drejtpërdrejtë.

                      Është detyrë e administratës së bashkive dhe këshillave bashkiak të krijojnë kushte e mundësi për të mundësuar aksesin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në përgjithësi dhe të buxhetimit në veçanti .

                      Është e drejtë e çdo qytetari dhe “detyrim” moral i qytetarëve të angazhuar të japin kontributin e tyre për ta bërë buxhetimin një vendimmarrje të bazuar në prioritete , të drejtë balancuar dhe gjerësisht të pranuar .

                      Postime të ngjashme

                      21/09/2023

                      Takim i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave, të qarkut Fier


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.