Administrata e Institucionit të Prefektit, në aksionin e pastrimit në plazhin e Semanit .
22/05/2023Projektet ndërlëndore e multidisiplinore organizuar nga institucionet arsimore NUMANI.
30/05/2023ME FATIN KUNDËR POR ME SHOQËRINË NË KRAH FËMIJËT ME MUNGESË TË KUJDESIT PRINDËROR MUND T’JA DALIN TË INTEGROHEN , TI SHTOHEN POTENCIALIT NJERËZOR, E TI JAPIN DINJITET SHOQËRISË TONË
Në kuadër të 20 Maj ” Dita Kombëtare e Jetimëve ” pata nderin të mirëprisja në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Fëmijëve Jetim të Shqipërisë z. Lulzim Resuli dhe Drejtorin e Programeve Ndërkombëtare të shoqatës ” Mirësi për botën ” z.Mohamed Dana.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesit e bashkisë Fier z. Martin Dode dhe Agron Margile si dhe stafi i institucionit .
Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i aktiviteteve midis institucioneve , ” Shoqatës Kombëtare të Femijëve Jetim ” dhe shoqatës
” Mirësi për botën ” për të jetësuar programe e projekte për mbrojtjen, rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve jetim dhe atyre me mungesë të kujdesit prindëror .
Aktiviteti vijoi në ambientet e kompleksit “Apollon” ku u zhvilluan aktivitete artistike me fëmijët pjesëmarrës, aktivitet ky i cili u përmbyll me dhurimin e 700 pakove ushqimore me produkte bazike, për familjet e kësaj kategorie të Bashkive Fier, Berat e Kuçovë etj.. Ky Donacion dhe Aktivitet u Sponsorizua përzemërsisht nga Shoqata “Mirësi për Botën”.
Në emër të Institucionit të Prefektit falënderova dy aktorët e mësipërm për mbështetjen e dhënë kësaj kategorie të fëmijëve deri me tani si dhe për projektin ambicioz të mbështetjes së tyre për arsimimin e plotë profesional apo universitar si mundësi për punësim të garantuar, çfarë do të shënonte integrimin e tyre social me dinjitet të plotë .