KRENAR PËR SHQIPTARËT E GREQISË, KRENAR PËR SHQIPËRINË.
12/05/2024Takimi me oficerët e sigurisë në shkolla.
16/05/2024Ministri Z.Balla dhe Drejtori Z. Rrumbullaku, homazhe në nder të efektivit të vrarë Novruz Cenalia.
Ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Ditën e sotshme, në hollin e teatrit Bylis në Fier, u mbajtën homazhe për efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia, i vrarë dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, nga Azgan Mërnica.
Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryen përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.
Të pranishëm në homazhe ishin ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deputetë, zyrtarë lokale dhe klerikë.
Me lot në sy kolegët e repartit “Shqiponja”, dhe strukturat e tjera të Drejtorisë së Policisë Fier, i dhanë lamtumirën e fundit 28-vjeçarit Novruz Cenalia, me të cilin deri para dy ditësh ndanin të njëjtin pasion për uniformën e policisë. Dhimbja është e madhe për vëllanë, motrën, nënën, babanë dhe nusen e të ndjerit.
Homazhet në nder të policit që u vra nga një kriminel në rrugë u mbajtën në hollin e “Teatrit Bylis” në Fier
Gjithashtu qindra qytetarë të Fierit, ngushëlluan familjen Cenalia. Më pas arkëmorti u transportua drejt varrezave të fshatit Baltëz.
Në nder të policit të “Shqiponjave” fjalën e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili u zotua para familjes së Cenalisë për kapjen e autorit të krimit.
“Ai ishte një nga njerëzit më korrektë dhe punëtorë të policisë, i rritur në një familje ku uniforma e policisë ishte 20 vjet e pranishme. Zotohemi se Policia e Shtetit do të punojë për kapjen e autorit dhe se kushdo që cenon uniformën e policit do të përballet ashpër me ligjin. Zotohem para familjes se do ta vendosim para ligjit autorin e krimit”, tha Rrumbullaku.