Analiza vjetore, e veprimtarisë së Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier për vitin 2023.
25/01/2024Takim i Prefektes me përfaqësues të AREB Lushnjë.
29/01/2024Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier sot më datë 26.01.2024 u zhvillua takimi i paketës së sigurisë në shkolla me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve kryesorë, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të këshillave të prindërve për të 6 Bashkitë. Prefektja e Qarkut, znj. Rajmonda Balilaj, bëri një prezantim të gjithë elementëve të paketës së sigurisë në shkolla lidhur me:
- Sigurinë publike dhe perimetrin e sigurisë,
- Sigurinë rrugore dhe masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, semaforëve të nevojshëm brenda perimetrit të sigurisë së shkollave,
- Sigurinë ushqimore dhe kontrollet e ushtruara në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në perimetrin e sigurisë së shkollave,
- Sigurinë urbane,
- Kufizimet për ndalimin e duhanit dhe kontrollin higjeno-sanitar në shkolla.
Prefekti i Qarkut ngriti një grup pune për të kryer monitorimin në shkollat e qytetit në të gjashta bashkitë në lidhje me:
- Vendosjen e sinjalistikës së plotë rrugore, vertikale dhe horizontale, pranë çdo institucioni të arsimit parauniveristar, privat dhe publik,
- Vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjithë perimetrin e sigurisë në shkolla,
- Vendosjen e pajisjeve për shuarjen e zjarrit dhe marrjen e masave ndërgjegjësuese për shmangien e rrezikut nga zjarri në shkolla.
Gjatë mbledhjes u diskutuan rezultatet e nxjerra gjatë monitorimit nga grupi i punës dhe krahasimi i tyre me raportimet e aktorëve kryesorë të paketës së sigurisë në shkolla.