Zhvillohet takimi i dytë vjetor i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier.
20/12/2023Vizitë e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe Ministrit të Brendshëm, z.Tualant Balla, në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier.
23/12/2023Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar para Administratës së Prefektit Qarku Fier, Prefekten Rajmonda Balilaj. Ministri falënderoj punën kualitative, standardin institucional të Administratës së Prefektit të Qarkut Fier , nën drejtimin e Prefektit të dorëhequr Lefter Shehaj. Ai kërkoj rritje të cilësisë në standard dhe punë nga Prefekti Qarku Fier, përballë sfidave të reja, në zbatimin e detyrimeve ligjore dhe kërkesave që duhen plotësuar për të qenë vend i denjë, anëtar i BE.
Pas fjalës së Ministrit të Brendshëm z. Taulant Balla, Prefekti në largim . Shehaj në fjalën e tij u shpreh:
“Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të detyrës kam punuar për të krijuar modelin e një administrate me integritet etik e profesional, të vëmendshme për të dëgjuar e të gatshme për ti shërbyer zgjidhjes së kërkesave të qytetarëve. Tërhiqem nga kjo përgjegjësi me pretendime për nivelin e problematikave të zgjidhura por me asnjë pishman për nivelin e përpjekjeve për ti trajtuar. I bindur se për asnjë moment nuk e kam kompromentuar imazhin e institucionit të prefektit “.
Në vazhdim e mori fjalën Prefektja Rajmonda Balilaj e cila ndërmjet të tjerave u shpreh:
“Privilegj dhe përgjegjësi të marr sot detyrën e Prefektit të Qarkut Fier. Mirënjohëse Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Balla, që më besuan këtë detyre, për të cilën do të angazhohem maksimalisht për te garantuar zbatimin e Programit Politik të Këshillit të Ministrave. Mirënjohje e falënderim për punën e deritanishme te Prefektit ne detyre Z. Lefter Shehaj!”
Në ceremoni morën pjesë edhe deputeti i Qarkut Fier Nustret Avdullai, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, Nënprefektja e Mallakastrës Mbarime Isufaj etj.