Nis projekti ” Rigjenerimi i Ekosistemit në Pish-Poro “
25/10/2023Përkujtohet 79-vjetori i krijimit të Brigadës së XI Sulmuese.
01/11/2023Nëse Inteligjenca artificiale është një sfidë e shekullit të XXI, nuk na mbetet veçse të zgjedhim mes dy opsionesh: Ose të guxojmë t’i përgjigjemi si sfidues, duke e marrë situatën në kontroll ose të mbijetojmë nën presion si të sfiduar.
Me kënaqësi mirëprita ftesën e shkollës 9-vjeçare “Flatrat e Dijes” për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në finalizim të maratonës dy javore të kodimit që përfshiu çdo nxënës nga klasa e parë në të nëntën, me një panair projektesh në minecraft, java, scratch, applab, inteligjencë artificiale, pixelart, etj.
Së bashku me Drejtoreshën e ZVAP Fier, znj. Zaira Gjika, dhe nën drejtimin e drejtoreshës së shkollës, znj. Mirela Papuçiu, u njohëm me gjithë projektet e nxënësve të përgatitura në kuadër të CODE FEST 2023.
Duke vlerësuar qasjen avangard të presidentit të institucioneve arsimore “Flatrat e Dijes”, z. Viron Gega, për investimin e guximshëm për të jetësuar ndër të parët Klasat Dixhitale, iu adresova me shumë mirënjohje stafit të mësimdhënies, që punojnë fort për ta mbajtur veten në nivelin pritjeve “egoiste” të investuesve dhe të sfidave të një arsimi bashkëkohor.
Futja e njohurive mbi kodimin që në klasat e para tregon për njohjen dhe adresimin e duhur të sfidave të “revolucionit të katërt industrial”.