Takim i strukturave të mbrojtjes civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.
18/09/2023Shuhen 23 vatra zjarri të shkaktuara vetëm në një ditë në qarkun Fier, por me kosto tepër të madhe.
24/09/2023Sot në 21.09.2023, në sallën e mbledhjeve në Prefekturë, zhvillua takimi i Tryezës Teknike (TT) , me pjesëmarrje te anëtarëve të TT-së Fier, me axhendë ;
Diskutime nga pjesëmarrësit, rreth problematikave të hasura për çështjet e trafikimit.
- Përgatitja e pikturave antitrafikim nga nxënësit e qarkut Fier, për ti ekspozuar në ambient publike në qendër të qytetit të Fierit, dhe si përfundim në Ekspozitën Kombëtare Antitrafikim.
- Diskutimi dhe përgatitja i kalendarit paraprak te veprimtarive për muajin Tetor si muaji antitrafikim.
Takimi u drejtua nga Kryetari i Tryezës Teknike Z. Arben Velo. Takimi kishte për qëllim që në vazhdën e traditës së mirë të krijuar në vite, të organizohej puna për zhvillimin e aktiviteteve antitrafikim për muajin Tetor , i cili njihet tashmë si muaj antitrafikim.
Në takim ku pati pjesëmarrje të plotë u diskutua, për fenomenin e trafikimit të qënieve njerëzore si një problem dhe plagë serioze e shoqërisë shqiptare.
Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës së Qarkut z.Arben Velo,pasi analizoi shkaqet,kushtet dhe situatat që ndikojnë në shfaqjen e nje dukurie të tillë siç është gjendja
ekonomike,varfëria,familjet e divorcuara, shtresat vulnerabile,familjet rome,pakicat egjyptiane,
e tj, në fjalën e tij kërkoi aktivitete dhe rezultate konkrete nga puna e bërë në terren.
Z.Velo u ndal edhe tek projekti “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” ku ndër të tjera tha:
Jemi të vetëdijshëm që mes mësuesve, prindërve, nxënësve dhe Policisë së Shtetit për të gjitha ato raste shqetësuese, të vogla, apo të mëdha që shfaqen në jetën e shkollës. Sot është e ditur që mësuesit, apo drejtorit e shkollave, ndeshen me vështirësi të caktuara që lidhen me fenomene të dhunës, të shitjes apo konsumimit të lëndëve narkotike, të mungesës së disiplinës në tërësi, dhe kjo është një risi që do të japë më shumë mundësi në shkollat tona.
Oficeri i sigurisë do të jetë një urë e drejtpërdrejtë komunikimi, qoftë mes nxënësve, qoftë mes mësuesve dhe nxënësve, qoftë mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Njëkohësisht është një urë e drejtpërdrejtë komunikimi me Policinë për të gjitha ato raste kur shfaqet nevoja e përfshirjes së Policisë për një arsye, apo për një arsye tjetër.
E trajtojmë këtu këtë çështje , sepse fenomene të tilla negative si dhuna, konsumimi i drogërave, bullizimi apo dhe të tjera që shfaqen sot, nesër mund të kthehen në një burim të mundshëm për trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjithashtu u kërkua nga të gjithë pëfaqësuesit e institucioneve në takim,konceptimi i një kalendari aktivitetesh antitrafikim ku të jenë përcaktuar në detaje të gjitha veprimtaritë dhe vendet në kohë dhe në hapësirë.
Nga përfaqësuesja e DRAP u fol për punën e mirë dhe aktivitetet që organizohen në shkolla \me qëllim informimin dhe sensibilizimin e nxënësve në lidhje me fenomenin Antitrafikim. Ajo kërkoi dhe mbështetjen e bashkive për sponsporizimin e nxënësve me materialet e nevojshme.
Gjithashtu u vendos organizimi i ekspozitave me krijimet e nxënësve piktorë të shkollave të qytetit me tematik Antitrafikimin, duke e finalizuar këtë me një ekspozitë në ambient publike në qendër të qytetit të Fierit,, ku do të shpërndahen edhe certifikata vlerësimi për pikturat më të mira.
Në fund u miratua kalendari paraprak i aktiviteteve të KRAT Fier , i cili do të pasurohet në vazhdimësi nga institucionet tona , sipas natyrës së institucionit.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje dolën këto përfundime dhe rekomandime:
- Bashkëpunimi dhe adresimin e problematikave të ndryshme në luftën për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
- Sensibilizimi dhe organizimi sa më shumë dhe më shpesh i veprimtarive dhe aktiviteteve informuese, edukative dhe parandaluese antitrafikim.
- Bashkëpunimi i gjithanshëm i institucioneve vendore dhe atyre ligjzbatuese për krijimin e një ambienti parandalues dhe ndëshkues ndaj fajtorëve.
- Plotësimin dhe rifreskimin e kalendarit të aktiviteteve nga anëtarët e KRAT, sipas kushteve dhe mundësive duke ju përmbajtur kalendarit paraprak brenda datës 29.09.2023, me qëllim përgatitjen e kalendarit final.