Qyteti i Ballshit i i transformuar.
29/08/2023Takimi i parë i “Task -forcës ndërinstitucionale të sigurisë në shkolla “
04/09/2023
Pas një takimi me drejtimin e AdZM Fier, për të diskutuar për axhendën e takimit të radhës së Komitetit të Menaxhimit të Parkut Divjakë-Karavasta, shfrytëzova mundësinë e dhënë që nën guidën e Fotjonit dhe Eltonit të vizitoja kënetën përmes rrugës tokësore që çan përmes pasqyrën ujore të saj.
Një oaz natyror mahnitës, i gjithi nën pushtetin e shpendëve ujor që patrullojnë të pashqetësuar hapësirën ajrore e ujore, për tu shlodhur në ishujt e vegjël, veshur me shkurre rezistente ndaj kripës.
Bota nënujore është e populluar nga komuniteti heterogjen i peshqëve dhe gaforreve blu, që natyra i ka dënuar të bashkëndajnë territorin, duke qenë në papajtueshmëri ekzistenciale, ku ekzistenca e njërit kushtëzon ekzistencën e tjetrit.
Ja pse, mbi 100 000 turistë të huaj kanë gjetur arsye për të zgjedhur që të vizitojnë parkun natyror Divjakë-Karavasta në harkun e 8-muajve.
Ja pse fillim-shtatori mund të jetë fundi i plazhit, por jo i turizmit për Divjakën.