Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarku Fier.
20/06/2023Organizohet takimi i dytë i task-forcës rajonale të turizmit
12/07/2023
Pata kënaqësinë ti përgjigjesha dëshirës për takim të dy mjekëve turq, pjesëtar të stafit spitalor të Spitalit MEMORIAL Fier.
Mysafirët, z. Erol Inan (Specialist i ORL) dhe
- Ahmet Bakır (Neurolog) Kolonel, të shoqëruar nga përkthyesi Izet Kapllani. Edhe pse kishin vetëm pak kohë që shërbenin në Shqipëri, pohuan se ndiheshin aq të mirëpritur dhe të vlerësuar nga stafi mjekësor dhe pacientët, saqë u dukej se këtu kishin gjetur një shtëpi të dytë.
“Është pikërisht kjo mikpritje imponuese, arsyeja që na bënë të shërbejmë me më shumë DASHURI e që të kemi kaq shumë suksese në ofrimin e një shërbimi, i cili adreson më të çmuarën për njeriun – SHËNDETIN,” deklarojnë mjekët vizitor.
I falënderova të gjitha bluzat e bardha turke që kanë shërbyer gjatë gjithë periudhës në spitalin MEMORIAL, përfshirë dhe dy miqtë prezent.
Jo për t’iu manifestuar kortezi si mikpritës, por për t’iu shprehur mirënjohje të vërtetë,
Jo në emrin tim personal apo në atë të institucionit, por në emër të gjithë konsideratave të pacientëve, të cilët kanë përfituar shërbim prej tyre.
Jo si paradhënie për atë që presim për të nesërmen, por për gjithë kontributin që mjekët turq kanë dhënë për të jetësuar një spitali të ri, si edhe për të krijuar një model të ri të menaxhimit spitalor, suksesi i të cilit provohet çdo ditë nga statistikat dhe komentet e pacientëve.