DËSHMORI ËSHTË SHKALLA MË E LARTË E PATRIOTIZMIT
05/05/2023NË DHJETOR PËR TË “MBJELL” DHE SOT PËR TE “VJEL”
18/05/2023E TASHMJA ËSHTË MËSUESE E TË ARDHMES. E ARDHMJA ËSHTË GJYKATËSE E TË TASHMES .
Universi jemi ne – një projekt i ideuar nga institucioni i prefektit të qarkut Fier, i mbështetur nga D.R.A.P dhe ZVAP-et e bashkive të qarkut Fier dhe i realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme të qarkut.
Projekti synonte të ftonte nxënësit e shkollave të mesme, ata që janë e ardhmja e afërt e shoqërisë, për të identifikuat dhe adresuar problematikat sociale të shoqërisë së sotme, përmes videomesazheve .Ky projekt është vijim i aktiviteteve që Institucioni i Prefektit organizon me nxënësit, me qëllimin që t’i aftësojmë të rinjtë, që t’u ndriçojmë shtigjet e tyre drejt rrugës për t’u bërë drejtues të së ardhmes .
Nëse rinia nuk është në drejtimin e duhur dhe nuk shqetësohet për të ardhmen e kombit, ajo do të bëhet një barrë për kombin.