Vizitë e Prefektit të qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në Karkiv të Ukrainës.
19/04/2023Samiti Ndërkombëtar i Qyteteve dhe Rajoneve i thirrur në Kiev, nën udhëheqjen e presidentit Volodimir Zelenski.
23/04/2023Një ditë para Samitit Ndërkombëtar të Qyteteve dhe Rajoneve të thirrur për tu mbajtur në Kiev nën udhëheqjen e presidentit Volodimir Zelenski pata kënaqësin dhe nderin të pritesha në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Karkivit z.Igor Terekhov .
Në takim shoqërohesha nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë z. Shahin Omarov që ideoi dhe mundësoi realizimin e suksesshëm të protokollit të kësaj vizite .
Takimi u zhvillua në një mjedis tejet miqësor dhe konstruktiv, krahas diskutimit të planeve për bashkëpunim të mëtejshëm në nivel ndërrajonal.
Në fjalën time vura në dukje guximin dhe përkushtimin e ukrainasve dhe në veçanti të qytetarëve heronj të Kharkivit të udhëhequr nga Krybashkiaku z. Terekhov.
Kryebashkiaku i Karkivit z.Igir Terekhov shprehu falënderimin për Qeverinë e Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, për qarkun mik të Fierit dhe mbarë popullin shqiptar për mbështetjen e gjithanshme ndaj Ukrainës gjatë luftës dhe shprehu besimin në potencialin e lartë të zhvillimit të bashkëpunimit të Kharkiv me qytetet shqiptare, i cili do të jetë i mundur të realizohet plotësisht pas fitores.