VIDEOMESAZHI IM. Program per te rinjte e qytetit Fier.
24/01/2023VJOSA LUM I EGËR PARK KOMBETAR- OPORTUNITET PËR ZHVILLIM TË QËNDRURSHËM
27/01/2023ANALIZAT VJETORE TË PERFORMANCËS, JO SI NJË MOMENT DHE DOKUMENT PËR TU ARSHIVUAR POR SI PROÇES LLOGARIDHËNIE DHE ANGAZHIMMARRJE PËR TË PËRMBUSHUR OBJEKTIVAT NË NIVELIN E PRETENDIMEVE .
Në dukje rutinë për shkak periodicitetit të mbajtjes por të ndryshme dhe me specifike për nga përmbajtja , analizat vjetore të performancës janë një proces me rëndësi për çdo entitet publik apo privat.
Të veçantë e bëri analizën e këtij viti ( 2022), më tepër se prania e Zëvendës Ministrit të Brendshëm z. Julian Hodaj dhe drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit të Prefekturave pranë kësaj ministrie z.Arben Xhaferi, vlerësimi dhe opinioni për punën e stafit të këtij institucioni si dhe mesazhi për fuqinë me të cilën duhet të angazhohemi të gjithë për të përballuar sfidat e vendit pretendent për anëtarësim në BE.
Një analizë që ndërsa identifikoi përmbushjen e suksesshme të objektivave të vendosura në çelje të vitit, nxori në pah edhe kapacitetet për arritjen e objektivave më ambicioz në funksion të ekzekutimit më të mirë të përgjegjësive .
Sa më mirë përmbushet një objektiv aq më legjitim është pretendimi për tejkalimin e tij në të ardhmen .
Objektivat tona nuk janë qëllim në vetvete por janë shkallë në ngjitje drejt qëllimit për të zhvilluar vendin dhe rritur mirëqenien , ndaj dhe nuk ka kufij të sipërm në përmbushjen e objektivave, çfarë na bënë të mbetemi gjithmonë e më të angazhuar .