Mesazh i Prefektit të Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në kuadër të fushatës globale të 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës ndaj grave .
03/12/2022Këshilltarët e Hekalit – burrat që jetuan për Shqipërinë dhe vdiqën për të !
12/12/2022Kur axhenda e gjelbër të bëhet përditshmëria jonë, atëherë kemi ndërtuar një shoqëri të shanseve për të gjithë në të sotmen dhe një perspektive më të mirë në të ardhmen.
————————————————————————–
Ndërsa Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është një strategji zhvillimi afatgjatë e vendeve të BE-së, për tu përballur me sfidat e ndryshimeve klimatike, Axhenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor nuk është gjë tjetër veçse një derivat i Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane për rajonin tonë.
Përballja me efektet e ndryshimeve klimatike është një çështje e mbijetesës sonë në të ardhmen e afërt dhe Axhenda e Gjelbër është një mënyrë për të sfiduar dhe për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara klimatike.
Axhenda e Gjelbër fokusohet në 5 shtylla
1) Dekarbonizimi: veprimi për klimën, energjinë e pastër dhe transportin e qëndrueshëm
2) Ekonomia qarkulluese
3) Lufta kundër ndotjes
4) Prodhimi i qëndrueshëm i ushqimit dhe zona të qëndrueshme rurale
5) Biodiversiteti: mbrojtja dhe restaurimi i natyrës dhe ekosistemeve.
PO QARKU FIER SA I ORIENTUAR ESHTE DREJT KESAJ AXHENDE?
-Ndërtimi i parqeve fotovoltaike në Divjakë, Fier e Lushnje janë shprehje e angazhimit për prodhimin e energjisë së pastër dhe si kontribut i drejtpërdrejtë për dekarbonizimin.
-Krijimi aktiviteteve prodhuese me cikle të mbyllura si ai i fermës “Fshatçe” sh.p.k. apo “Driza” sh.p.k ,riciklimi i mbetjeve bimore përmes impianteve të kompostimit (si ai në Marinëz të ndërtuar nga bashkia Roskovec) edhe të tjera shembuj si këto tregojnë se ekonomia qarkulluese edhe pse një nocion i ri tashmë nuk është më një teori por një realitet i prekshëm.
-Aksioni kombëtar “Për Shqipëri të pastër”
-Eliminimi i hot-spoteve dhe grumbullimi i mbetjeve për incenerim
-Projekti i ndarjes së mbetjeve në burim pilotuar nga bashkia Divjakë
-Rehabilitimi i vend-depozitimit të mbetjeve urbane dhe kthimi i tyre në parqe të gjelbëruara si në bashkinë Fier
-Ndalimi i qarkullimit të ambalazhit plastik një përdorimesh e të tjera akte të ngjashme flasin për qasje në drejtimin e duhur lidhur me shtyllën e tretë të Axhendës së Gjelbër–Lufta kundër ndotjes.
-Këshillimi i vazhdueshëm nga ekstensionistët e bujqësisë dhe promovimi i prodhimit të produkteve bujqësore me teknologji që synojnë përdorimin e reduktuar të pesticideve, plehrave dhe agjentëve të tjerë, duke parandaluar ndotjen e tokës dhe të ujit, dhe duke reduktuar ndikimin negativ të bujqësisë në mjedis
-Përdorimi i luftës biologjike ndaj insekteve gjithashtu.
Këto janë disa nga gjetjet që synojnë prodhim të qëndrueshëm të ushqimit dhe zona të qëndrueshme rurale.
5-Moratoriumi i gjuetisë
-Moratoriumi i pyjeve apo shfrytëzimi i kontrolluar i pasurive pyjore
-Rritja e kontrollit mbi aktivitetet e shfrytëzimit të inerteve natyrore
-Shtimi i sipërfaqeve me status zonë e mbrojtur apo shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar janë disa masa efektive krahas masave të tjera, qëllimi i të cilave është mbrojtja dhe restaurimi i natyrës dhe ekosistemeve.
Këto janë disa shembuj të qasjeve të gjelbra, rezultat i veprimtarisë së enteve publike apo subjekteve private, por që të arrihet qëllimi i përballjes me sukses me ndryshimet klimatike nevojitet që axhenda e gjelbër të bëhet axhenda e përditshme cdo qytetari .