Këshilltarët e Hekalit – burrat që jetuan për Shqipërinë dhe vdiqën për të !
12/12/2022” Vepro gjelbër për një të sotme më të mirë, mendo gjelbër për një të ardhme më të sigurt “.
18/12/2022SFIDAT NUK MUND TI ZGJEDHËSH POR MUND TË ZGJEDHËSH SI TI PËRBALLËSH .
Në kushtet e ekonomisë globale ne nuk kemi potencialin për të qenë imponues por të nënshtruarit e ligjësive të ekonomisë së tregut të lirë .
Ne jemi të privilegjuar të kemi avantazhin natyror por ky nuk mjafton për të qenë kompetitiv në një treg të konkurruar fortë nga të tjerët nëpërmjet avantazheve në teknologjitë e prodhimit dhe mënyrat e marketimit .
Vënë nën “presionin” e kësaj nevoje Bashkia Roskovec ideoi projektin “AgRoTech”, projekt i cili u shpall ndër 7-të projektet fituese për tu financuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes .
Synimi kryesor i këtij projekti është të promovojë aftësitë e të rinjve që duan të bëhen pjesë e sipërmarrjes si dhe Qendrën AgRoTech, ( Agrikulturë Roskovec Teknologji )e cila do të shërbejë si një nxitje për të lehtësuar krijimin, hyrjen në treg dhe ushtrimit të veprimtarisë së startup-eve .
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali vlerësoi
Idenë e zgjedhur dhe nivelin e realizimit të projektit nga ana e Bashkisë Roskovec si dhe angazhimin e të rinjve të trajnuar në kuadër të këtij projekti.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë projekt u pajisën me certifikata vlerësimi për nivelin e njohurive të marra nga trajnimi i zhvilluar në kuadër të këtij projekti.
Ajo që e bënë të veçantë këtë aktivitet është heterogjeniteti moshor, gjinor dhe gjeografik i pjesëmarrësve.
Gjeografia e pjesëmarrësve shtrihej në gjithë trojet shqiptare .
Vajza e gra, djem e burra përbënin strukturën e aktivistëve të sotëm .
Aksionet e pyllëzimit do të vazhdojnë me fillimin e vitit të ri kalendarik. Synimi i AdZM është që këtë sezon(dhjetor 2022-mars 2023) të mbjell 10 mije fidanë pishë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.