MESAZHI QË ZBUKUROI KRISHTLINDJEN
25/12/2022MEHMETAJ – MBIEMRI QË U BË SINONIM I BLETËRRITËSIT .
10/01/2023
TË DASHUR BASHKËQYTETAR TË MI TË PREFEKTURËS SË QARKUT FIER , TË DASHUR MIQ :
Ndërsa vitit 2022 i ka mbetur vetëm pak kohë para se të arshivohet një vit tjetër është duke trokitur e gati për të çelur siparin .
E konsideroj si momentin e duhur për tu treguar falënderues gjithë përpjekjeve tuaja të investuara në fusha të ndryshme të jetës, për ta bërë 2022-shin vitin e rikthimit të normalitetit brenda anormalitetit global të inflacionit të luftës të diktuar nga përplasja Rusi-Ukrainë .
Do të doja t’ju drejtohesha me shumë mirënjohje të gjithë fermerëve , grumbullueseve dhe agropërpunuesve për përpjekjet e tyre, që rezultuan të suksesshme jo vetëm për ekonomitë e tyre familjare por edhe për ekonominë kombëtare .
Nëse ky vit mbyllet me afro gjysmë miliard dollar eksporte bujqësore, kontributin më të madh në këtë arritje e ka qarku i Fierit, dhe kjo falë fuqisë së tyre të angazhimit por edhe të një politike më të fortë mbështetje.
Falënderim edhe për bluzat e bardha të të gjitha shërbimeve mjekësorë, që ndërsa deri dje u bënë parzmorja jonë përball Covid 19 deri në zmbrapsjen e plotë të tij, sot vijojnë të shërbejnë çdo ditë 24 në 24 në ruajtje të shëndetit të çdo qytetari dhe të shëndetit publik në tërësi.
Me shumë respekt do të doja tu drejtohesha nxënësve e studenteve të qarkut Fier , bashkë me ta edhe mësuesëve, për rezultatet e tyre të këtij viti , sidomos ato të arritura në olimpiada e spartakiada, ekspozita apo kompeticione të tjera brenda dhe jashtë vendit .
falënderim për krijuesit, njerëzit e artit, kulturës e sportit që janë prodhuesit e ushqimit të shpirtit dhe fondkrjuesit e trashëgimisë tonë kulturore në të nesërmen.
Radha e falënderimeve mund të ishte shumë e gjatë, por i bindur se kam dakordësinë tuaj, do të veçoja armatën e atyre shërbimeve që identifikohen me numrat e memorizuar nga të gjithë si 127,128 e 129 që janë në rreshtin e parë në përballjen me emergjencat shëndetësore, fatkeqësitë natyrore, aksidentet rrugore apo të tjera situata të pa parashikuara që kërcënojnë integritetin e jetës, pronës, trashëgimisë kulturore apo të rendit publik.
Të dashur bashkëqytetar, ndërsa ishim duke i dhënë fundin një lufte të heshtur me Covid 19 një luftë e zëshme i zuri vendin të parës .Një luftë që edhe pse njeh Rusinë dhe Ukrainën si palë ndërluftuese ka prodhuar viktima ekonomike kudo në botë .Fakti që jetojmë në një botë globale na bënë të mos jemi imunë nga efektet ekonomike të kësaj lufte. Si pasojë e saj, kostoja e jetës si kudo edhe tek ne është bërë edhe më e shtrenjtë dhe shumë objektiva ekonomike të individëve dhe bizneseve edhe mund të jenë sakrifikuar.
Le të urojmë që viti që pritet të startoj pas pak, të jetë viti kur Evropa do ti rikthehet paqes së humbur dhe ekonomia rivendosjes së ekuilibrave të denatyruar .
Viti i Ri 2023 ardhtë i Bardhë, i Paqtë e i Begatë për të gjithë !
GEZUAR !