Vizitë e Prefektit të Qarkut Fier në ferma bujqësore të prodhimit të perimeve në sera , në fshatin Zharrëz të bashkisë Patos .
14/11/2022Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier dt.17.11.2022.
17/11/2022Për t’ju përgjigjur kërkesës së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Institucioni i Prefektit në rolin e institucionit koordinues, thirri sot një takim me prani të Shefit të Sektorit të Qarkullimit pranë DVP dhe pronarëve të rrugëve, ARRSH-s dhe Bashkive të Qarkut, për të adresuar pasiguritë në rrugë dhe masat që nevojiten për të përmirësuar situatën.
Sektori i Qarkullimit të DVP gjatë aktivitetit për përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe bazuar edhe në statistikat e aksidenteve, ka evidentuar disa pika të zeza në akset rrugore nacionale në pronësi të ARRSH-s dhe me pak në akset rrugore lokale me pronar Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Pikat e rrezikut që janë bërë dhe burime aksidentesh të përsëritura reflektojnë problematikat lidhur më infrastrukturën rrugore të dëmtuar, mungesën e sinjalistikës horizontale e vertikale apo dhe dëmtime të infrastrukturës mbrojtëse.
Për t’u evidentuar përfshirja në diskutime e të gjithë aktorëve si nga pala e DVP edhe nga pala e pronarëve të rrugëve (ARRSH & Bashkitë) si dhe manifestimi i përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit në trajtesat e tyre.
Në fund të takimit u konkludua në ngritjen e një grupi pune të përbashkët midis DVP dhe ARRSH për përcaktimin e gjithë akseve të pasigurta dhe të nevojave për ndërhyrje përmirësuese, ndërhyrje që do të realizohen nga ana e ARRSH-s.