HISTORI BRENDA HISTORISË
14/09/2022Vizitë e Prefektit të Qarkut Z. Lefter Shehaj në subjekte që ushtrojnë aktivitete të grumbullimit e eksportimit të perimeve, prodhimit të fidanëve , si dhe të tapetit me bar natyral.
21/09/2022Nën moton “Viktima në qendër të sistemit” ku gjithë shërbimet institucionale duhet të jenë të orientuara te nevojat dhe siguria e viktimave si konsiderata parësore, u zhvillua në Institucionin e Prefektit Qarku Fier takimi me aktorë teknik përgjegjës në zbatim të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, i ndryshuar.
Takimi i grupit teknik u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Fier Arben Velo
Merrnin pjesë përfasuesit e Bashkisë Rosokovec, Nënkryetari Maksim Goga,koordinatore vendore kundër dhunës Silvana Pilva, Përfaqsuese e Drejtorisë së Policisë Vendore Enkeljda Allkanjari, Drejtori i D.R.SH.S.SH Fier Albert Sema, Përfaqsuese e OJF Renada Hoxha.
Në takim u diskutua lidhur me abuzimet, dhunën në familje dhe rastet konkrete të shfaqjeve të dyshuara të këtij fenomeni, të denoncuara edhe në media. Përfaqësuesit e Institucioneve raportuan për punën konkrete që është bërë dhe po kryhet prej tyre sipas kërkesave dhe detyrimit të ligjit. përmes ofrimit të shërbimeve për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje që përfshijnë shërbime ligjore falas, shërbime psikologjike falas, paketa ushqimore për rastet emergjente të dhunës në familje, etj.
Nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm në emër të Prefektit të Qarkut u kërkua që çdo shërbim të jetë i orientuar për nga viktima, ku siguria e viktimave duhet të jenë konsiderata parësore. Ndërsa lidhur me raste specifike të denoncuara në media u kërkua analizë e saktë dhe vlerësim i situatës së rriskut, bashkëpunim Njësi e Qeverisjes Vendore- Drejtori i Policisë Vendore për monitorim të situatës dhe Informacion korrekt dhe konkret për masat e marra për luftën kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale.
Institucioni i Prefektit të qarkut iu bën apel gjithë aktorëve të mekanizmit të Koordinimit dhe referimit të rasteve të Dhunës në familje në çdo Njësi të Vetëqeverisjes Vendore të punojnë e bashkëpunojnë në të njëjtën kohë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të komunitetit mbi dhunën në familje, duke ofruar mjetet ligjore, dhe shërbimet në nivel lokal e kombëtar.