Mesazh i Prefektit te Qarkut Z. Lefter Shehaj , me rastin e fillimit të ri shkollor.
12/09/2022HISTORI BRENDA HISTORISË
14/09/2022Sot ne 12.09.2022 , Prefekti i Qarkut Fier , Z. Lefter Shehaj, ishte i pranishëm në shkollën e mesme profesionale ” Rakip Kryeziu ” Fier, për t’ju uruar sukses nxënësve dhe stafit mësimdhënës , për vitin e ri akademik 2022-2023.
Falë qasjes me fokus prioritar ndaj arsimit profesional , shkolla “Rakip Kryeziu” dhe konvikti për akomodimin e nxënësve i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë për tu kthyer në një infrastrukturë me standardet më të mira .
Projekti i ndryshimit infrastrukturor do të vijoj me laboratorët, bazën prodhuese, dhe stacionin e mekanikës bujqësore .