Përkujtohet 175 vjetori i Besëlidhjes së Poçemit.
10/07/2022PER DITET ME SHI MENDOHET NE KOHE ME DIELL.
01/09/2022Nëse ballafaqohemi me qëllimin nuk do të na mjaftonte kurrë arritja e objektivave .
Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua sot më datë 13.07.2022 takimi me anëtarët e Organit Këshillues pranë këtij institucioni .
Në takim morën pjesë përfaqësues të bashkive dhe të Drejtorive Territoriale të Qarkut Fier .
Tematika e takimit ishte :
” Analiza e nivelit të arritjeve të objektivave të vendosura për 6 mujorin e parë të vitit 2022, evidentimi i rezultateve nën nivelin e pritjeve dhe përcaktimi i masave për të adresuar problematikat që rrezikojnë objektivat “
Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në emër të institucionit të Prefektit të qarkut ,si fillim njohu pjesëmarrësit me qëllimin e takimit dhe bëri një përmbledhje të situatës në nivel qarku referuar raportit progresiv të Drejtorive Territoriale, depozituar pranë Institucionit të Prefektit.
Z.Shehaj kërkoi nga pjesëmarrësit një raport më të detajuar lidhur me shkallën e përmbushjes së objektivave nga çdo drejtori sipas fushave të tyre të përgjegjësisë .
Përfaqësuesit e bashkive u ndalën më së shumti tek përmbushja e objektivit për minimizimin e borxhit të trashëguar .
Nga të gjithë bashkitë raportuese u konfirmua ulja në mënyrë domethënësi e borxhit të vjetër, mos krijimi i borxhit të ri dhe nevoja për të vijuar përpjekjet deri në arritjen e objektivit final për zerimin e borxhit .
Përfaqësues të drejtorive rajonale që morën fjalën në takim evidentuan përmirësim të treguesëve të performancës, krahasuar më të njëjtën periudhe të vitit të kaluar 2021 si dhe raportuar me objektivat e vendosura për 6-mujorin e parë të vitit 2022 .
Në vazhdim Prefekt i Qarkut duke shprehur vlerësimin për nivelin e përmbushjes së objektivave si 6-mujor kërkoi më tepër angazhim në vijim, nga çdo drejtori dhe bashki për të synuar pritjet që janë më afër qëllimit dhe përtej objektivave . Ndërsa qëllimi kryesor dhe i përgjithshëm i çdo qeverisje është mirëqenia e qytetarëve , objektivat janë nivele që tregojnë shkallën e arritjes së qëllimit .
Kërkohet që në punën tonë të përditshme të synojmë qëllimin, që është një nivel përtej objektivit – që nuk është veçse një tregues sasior i vetë-vendosur subjektivisht .
Në fund të fjalës, Z. Shehaj kërkoi gjithashtu që bashkitë dhe drejtoritë territoriale të tregojnë të gjithë gatishmërinë për ti asistuar qytetarë në nevojat e tyre për marrjen e shërbimeve online .