Legjislacioni i përafruar për të shkurtuar distancën Shqipëri-BE
30/06/2022Takim me Bashkitë e Qarkut Fier, për mbajtjen nën kontroll dhe minimizimin e Risqeve nga Fatkeqësitë.
06/07/2022Sot në datë 04.07.2022 , në ambientet e hotel Plaza, salla e konferencave ” Standart “
Tiranë, u zhvillua Takimi i pestë të Komitetit Drejtues të projektit “Bashki të Forta”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim .
Në ketë takim mori pjesë edhe Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj
Takimi pati si axhendë , Prezantimin e miratimin e Raportit të vitit 2021 dhe Prezantimin e miratimin e Projektit BtF faza II , projekt që do të shtrihet në harkun kohor 2022-2026.
Projekti BtF 2 synon të mbështesë dhe fuqizojë kompetencën e bashkive në dy shërbime të rëndësishme si:
-Shërbimin e menaxhimit të mbetjeve dhe
-Shërbimin arsimor parashkollor.
Po kështu BtF 2 synon:
-Përmirësimin e qeverisjes dhe performancës së shërbimeve të bashkive bazuar në standarde të përshtatshme dhe të përballueshme, si dhe
-Mbështetjen e këshilltarëve bashkiak për të përmbushur mandatin e tyre në përputhje me pritjet e qytetarëve, që i kanë deleguar nëpërmjet votëbesimit .
Në fjalën time u fokusova tek roli i këshilltarëve bashkiak jo vetëm për të përfaqësuar qytetarët por edhe për ti bërë ata pjesëmarrës aktiv në konsultime e vendimmarrje, çfarë do të çonte drejt qeverisjes së mirë .