Në mes të detit me sera, një festë po kthehet në traditë .
28/05/2022Në nënstacionin e Patosit, pranë punonjësve të angazhuar për rikthimin e energjisë .
05/06/2022Një projekt zviceran që ka marrë jetë në vitin 2018 ka si qëllim të kontribuoj në qeverisjen e mirë, duke nxitur ndërveprimin midis dy palëve në marrëdhënie që nënkuptojnë qeverinë vendore nga njëra anë dhe komunitetin e qytetarëve nga ana tjetër.
Bashkëveprimi midis këtyre palëve nuk është qëllim në vetvete, por mjeti për të arritur objektivin e qeverisjes së mirë.
Ishte pikërisht ky qëllimi i takimit të organizuar në datë 04.06.2022, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, nga projekti ” Bashki të Forta ” me pjesëmarrjen e sekretarëve të këshillave bashkiak, përfaqësuesve të sektorit juridik të bashkive dhe sektorit juridik të Institucionit të Prefektit. Në rolin e koordinatorit të takimit ishte Znj. Alma Bime, Drejtoresha e Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit në Ministrinë e Brendshme.
Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në fjalën e tij përshëndetëse për pjesëmarrësit, u fokusua në rolin e pjesëmarrjes së qytetarëve në bashkëqeverisje sipas këtij këndvështrimi:
” Ka tre nivele të pjesëmarrjes së qytetarëve
1-Informimi; si një marrëdhënia me një drejtim, sipas të cilit qeverisja vetëm prodhon dhe ofron informacion për qytetarët e saj.
2-Konsultimi; si një marrëdhënie me dy drejtime në të cilën qytetarët mund ti sigurojnë ‘feedback’ qeverisë duke kontribuar me këndvështrimet dhe opinionet e tyre.
3-Pjesëmarrja aktive; si një marrëdhënie e bazuar te bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në procesin e vendimmarrjes.
Administratat e NjQV dhe Këshillat bashkiak nuk duhet ti druhen, përkundrazi duhet të inkurajojnë përfshirjen qytetare në vendimmarrje .
Një qeverisje e mirë duhet të synoj nivelin e tretë të pjesëmarrjes në bashkëqeverisje .”
Në takim u vendos theksi tek roli i Sekretarëve të Këshillave Bashkiak, në ndjekjen e veprimtarive për përgatitjen e mbledhjeve , për njoftimet e këshilltarëve dhe komunitetit , përgatitjen e seancave të konsultimit, për të garantuar zbatimin e rregullores së këshillit, për përgatitjen e dërgimin në afat dhe sipas një standardi të lartë të dokumentacionit, që shoqëron vendimmarrjen normative që shkon për konfirmim në Institucionin e Prefektit .
Po kështu në takim u adresua dhe roli i sektorit juridik brenda administratës së bashkisë për të siguruar mbështetjen dhe asistencën ligjore për çështjet që lidhen me propozimet dhe vendimmarrjet e Këshillave bashkiak për të siguruar një vendimmarrje të ligjshme dhe që synon qeverisje efektive, efiçente dhe sa me afër qytetarëve.
U zhvilluan diskutime shumë profesionale, fokusuar në dallimin midis akteve normative dhe akteve individuale. Pjesëmarrësit sollën shembuj nga eksperiencat e tyre ku dallimi midis këtyre dy lloj akteve nuk është shumë evident dhe përcaktimi i tyre kërkon ushtrim të profesionalizmit , përvojës dhe precedentit .
Ky format takimi që ka nisur nga projekti “Bashki të Forta ” dhe që do të përfshijë bashkitë e 12 qarqeve të vendit synon që në përfundim të turit të konkludoi me një manual, që do të shërbej për të standardizuar procesin e vendimmarrjes së këshillave dhe do të kursej kohën e diskutimeve kundërshtuese midis NjQV dhe Institucionit të Prefektit dhe do të shkurtoj kohën e konfirmimit nga ky institucion.