Në nënstacionin e Patosit, pranë punonjësve të angazhuar për rikthimin e energjisë .
05/06/2022Shërbime të përforcuara në përgjigje të aktiviteteve të shtuara .
17/06/2022“ATDHEU DUHET JO PSE ESHTE I MADH, POR PSE ESHTE I YNI ” Abdyl Frashëri
Sot mbushen 144 vjet , nga dita kur në Prizeren filloi punimet mbledhja e parisë shqiptare të njohur në historiografi si Lidhja Shqiptare e Prizerenit , e cila përbën ngjarjen kulmore në historinë e Shqipërisë, në shekullin e XIX, për rëndësinë e vendimet e saj .
Vendimet e Lidhjes së Prizerenit konsistonin në pesë pika:
1-Bashkimin e gjithë krahinave shqiptare në një vilajet të vetëm
2-Të gjithë nëpunësit që shërbejnë në krahinat shqiptare duhet të dinë edhe gjuhën shqipe .
3-Të përhapet arsimi dhe nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe .
4-Të zbatohen të gjitha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe interesin e shtetit dhe të kombit të cilat merren nga Kuvendi i Këshillit Qendror .
5-Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e vilajetit , e cila të përdoret për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimet publike .
Me rastin e 144 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit në të gjitha shkollat e ciklit parauniversitar të Qarkut Fier u zhvillua ora e parë e mësimit kushtuar kësaj ngjarje historike më rëndësi kombëtare .
Ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë, gjithmonë populli u ka kënduar, si një mënyrë për ta ruajtur ngjarjen të freskët në memorien e brezave.
Edhe në ditët e sotme, një këngë polifonike, por edhe e përpunuar sjell nëpërmjet vargjeve të saj jehonën e historisë 144 vjeçare kur krajlitë i kërkonin përandorisë turke ndarjen e territoreve shqiptare mes tyre .
Me sa duket këto vargje të kësaj kënge përcjellin momentin kur Sulltan Abdyl Hamid II në pamundësi për t’ju shmangur traktatit të Shën Stefanit dhe Berlinit ( dhe duke dashur Shqipërinë nën perandorinë e tij ) nxiti parinë shqiptare të bashkohej dhe ju dha urdhër komandantëve ushtarak të mos pengonin zhvillimin e Lidhjes.
Histori e treguar nëpërmjet vargjeve të këngës
SHQIPERI ME VILAJETE
Shqipëri me vilajete
Në mes të krajleve mbete
Në mes të krajleve mbete
Të gjithë të kërkojnë për vete
Të gjithë të kërkojnë për vete
I thonë sulltanit jepe
I thonë sulltanit jepe
Nuk e jap e kam për vete
Nuk e jap e kam për vete
E kam për ditë të keqe
E kam për ditë të keqe
Se i thonë dyfekut lepe .