Zhvillimi i qëndrueshëm – Ekuilibër i katër dimensioneve dhe dy kohëve
15/03/2022Takimi për rastet me gripin e shpendëve, datë 24.03.2022
24/03/2022Në institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua sot më dt.24.03.2022 mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman, nën drejtimin e kryetarit të këtij këshilli , Prefektit të Qarkut Z.Lefter SHEHAJ .
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës të njoftuar parapakisht dhe në zbatim të përcaktimeve të Ligjit Nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” dhe VKM Nr.696 dt.30.10.2019 “Për caktimin e kufijve territorial e hidrografik të baseneve ujore në RSH dhe qëndrën e përbërjen e këshillit të secilit prej tyre”.
Në këtë mbledhje si pikë e parë e rendit të ditës ishte miratimi i proces-verbalit të mbledhjes paraardhëse dhe pasoi me shqyrtimi i raportit përmbledhës të veprimtarisë së ZABU Seman-Shkumbin për muajin Shkurt 2022 , lidhur me aktivitetin e saj sa i përket basenit ujor Seman.
Rendi i ditës vijoj me shqyrtimin dhe vendimmarrjen lidhur me disa aplikime të natyrave dhe vendëndodhjeve të ndryshme, si: dhënie leje për përdorimin e burimeve ujore sipërfaqësore për ujë të pijshëm dhe hidrocentrale, për rinovimin e kushteve të lejës/autorizinit , për rinovim leje për përdorim burimi ujor sipërfaqësor për ujë të pijshëm ambalazhuar në shishe ose bote si dhe për korrigjimin e kordinatave dhe rinovim leje të përdorimit të burimeve ujore nëntokësore për nevoja teknologjike .
Në përfundim të shqyrtimit, bazuar dhe në relacionet shoqëruese lëshuar nga AMBU, nga ana e këshillit të basenit u vendos miratimi në unanimitet i 14 nga 15 aplikimeve të paraqitura nga ana e kërkuesëve, ndërsa për një aplikim u vendos shtyrja e afatit të shqyrtimit për arsye se nuk kishte një mendim pro apo kundër nga ana e njësisë së vetëqeverisjes vendore në territorin e të cilit do të ushtohet aktivitetit nga ana e subjektit aplikues ( pasi anëtari i KBU përfaqësues i NJQV në fjalë nuk ishte prezent )
.
Sekretariati teknik i këshillit u ngarkua të vijoj me procedurat për zbardhjen e vendimmarrjes dhe njoftimin e palëve të interesuara .