logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      BASHKEPUNIM, KOORDINIM, ZGJIDHJE. Takim me Drejtuesit e shkollave jopublike Fier.
                      11/03/2022
                      Mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman 24.03.2022
                      24/03/2022

                      Zhvillimi i qëndrueshëm – Ekuilibër i katër dimensioneve dhe dy kohëve

                                   Në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar  Divjakë-Karavasta, Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të projektit “JICA”, që mbështetet nga qeveria Japoneze.

                       Morën pjesë në takim z.Ardian Koçi, Drejtori i Parkut, zoti Nishimoto, përfaqësues i projektit nga pala japoneze, zoti Saimir Hoxha, koordinator i projekti dhe z.Arben Velo, Sekretar i Përgjithshëm i Prefektit të qarkut .

                      Menaxhimi i Bazuar në Ekosistem, për të nxitur ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm te parkut natyror  Divjakë-Karavasta,  është dhe qëllimi i këtij projekti.

                       Pjesëmarrësit  i paraqitën Prefektit, ecurinë e fazave të punës konkrete që po bëhet në terren, në hapësirën gjeografike të parkut Divjakë-Karavasta, në përmbushjen e katër shtyllave kryesore të projektit që  janë:

                      -Ruajtja e biodiversitetit,

                      -Nxitja e bujqësisë organike

                      -Peshkimi i qëndrueshëm

                      -Ekoturizmi dhe edukimi mjedisor.

                       Deri tani janë zhvilluar dy mbledhje të Komitetit të Menaxhimit të Parkut ndërsa në fund të këtij muaji do të zhvillohet edhe takimi i tretë, me pjesëmarrje jo vetëm të anëtarëve të projektit JICA por edhe të shoqatave të ndryshme që operojnë në mbrojtje të natyrës, aktorë të shoqërisë civile dhe të interesuar të tjerë.

                       Projekti synon të krijojë një model të menaxhimit të qëndrueshëm të parkut, duke synuar ekuilibrin midis katër dimensioneve:

                      Dimensionit ekonomik

                      Dimensionit ekologjik

                      Dimensionit social dhe

                      Dimensionit kulturor.

                       Projekti gjithashtu synon që nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të parkut të plotësohen nevojat aktuale, pa  kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të kënaqur nevojat e tyre për këto burime natyrore.

                       Projekti  zbatohet në një periudhë 3-vjeçare  dhe ka filluar në muajin maj  viti 2021.

                       

                      Postime të ngjashme

                      26/09/2023

                      Shpallje Publike e aktit administrativ, i Doganes Vlorë Nr.65, me Nr. 2584/1 Prot,date 24/08/2023 per subjektin “RAFAEL SHOES”


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.