Sensebilizim per Ukrainen
04/03/2022Zhvillimi i qëndrueshëm – Ekuilibër i katër dimensioneve dhe dy kohëve
15/03/2022BASHKEPUNIM, KOORDINIM, ZGJIDHJE.
Nisur nga shqetësimet e ngritura nga ana e drejtuesëve të shkollave jo publike Fier, lidhur me problematikat e lindura ditët e fundit për shërbimin e Transportit të nxënësve nëpërmjet mjeteve tetë plus një, nga shtëpitë e tyre në auditorët e shkollave, Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj zhvilloi ditën e sotme një takim mes drejtuesëve të Institucioneve arsimore jo publike në Bashkinë Fier, z. Valentin Florini Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe përfaqësuesit të Bashkisë Fier z. Ludovik Tare.
Në takim u vendos :
- Drejtuesit e Institucioneve arsimore jo publike duhet të paraqesin në Drejtorinë përkatëse në Bashki kërkesën për pajisjen me autorizim të drejtuesëve të automjeteve me të cilët kanë lidhur akt marrëveshje.
- Bashkia Fier të pajis me autorizimet përkatëse drejtuesit e mjeteve që kanë lidhur akt Marrëveshje me Institucionet arsimore jo publike. Këto autorizime duhet të kenë të përcaktuar qartë fashat e orareve të lëvizjes së automjeteve në akset rrugore të qytetit(duke përfshirë oraret e lëvizjes në mëngjes dhe pasdite).
- Policia e qarkullimit rrugor të zbatoj kërkesat e Kodit rrugor për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe sinjalistikës, duke pasur parasysh dhe autorizimet e nxjerra nga Bashkia për kategorinë e automjeteve të Transportit të nxënësve nga banesat e tyre në drejtim të auditorëve të shkollave dhe anasjelltas.
Brenda javës së ardhshme duhet të përfundoj procesi i ndarjes së autorizimeve për drejtuesit e automjeteve, duke marrë në shqyrtim dokumentacionin e tyre sipas kërkesave të ligjit.
Takimi u zhvillua nën frymën e bashkëpunimit, koordinimit dhe zgjidhjes së problemit.