PROJEKTI “SHËTITJE NË GJANICE”
30/07/2020Ministri i Brendshëm në ceremoninë për krijimin e Forcave “Shqiponja”, në Fier
04/09/2020VITI I RI ARSIMOR 2020 – 2021
Prefekti i Qarkut Fier, z. Baki Bala, në datën 25 Gusht, në zbatim të programit të qeverisë 2017 -2021, për arsimin dhe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, organizoi takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier Znj. Brunilda Dhamo, Drejtorët e Zyrave Vendore Arsimore dhe me Nënkryetarët e Bashkive në Qark.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i një klime bashkëpunuese ndërmjet strukturave qëndrore dhe vendore për marrjen e masave për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ky vit fillon me disa veçori për shkak të situatëls së krijuar nga COVID 19, e cila do të diktoi masa suplementare planizuese dhe zbatuese në proçes. Disa prej tyre do të jenë organizimi i shkollave që do të veprojnë me një turn, i shkollave që do të organizohen me dy turne, studimi i mbulimit të mësimit me personel mësimdhënës, marrja e masave për disinfektimin e ambjenteve në shkolla, zbatimi i protokolleve të masave anticovid, organizimi sa më mirë i shpërndarjes së librave,etj.