MBLEDHJA E TASK FORCES VENDORE
13/05/2020VITI I RI ARSIMOR 2020 – 2021
27/08/2020PROJEKTI “SHËTITJE NË GJANICE”
Lumenjtë, janë element i rëndësishëm i zhvillimit urban. Ata janë jo thjeshtë ndikues, por përcaktues. Fillimisht Lumenjtë ndikojnë në fizionominë e qytetit dhe më pas, me kalimin e viteve dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit, roli përcaktues shtegëton nga lumi tek qyteti.
Kjo është marrëdhënia dhe lidhja organike ndërmjet Gjanicës dhe Qytetit të Fierit.
Gjanica, e bëri të vetën në krijimin e qytetit të Fierit. Lumi ishte i pastër, në të rritej peshku, ai krijonte atraksion për qytetin. Familjet që krijuan Fierin i vendosën vilat e tyre pranë lumit.
Sot, qyteti dhe institucionet vendrore e qendrore duhet ti kthejnë borxhin Gjanicës.
Projekti mbi lumin gjanicë, rivitalizimi i gjithë zonës përreth, vijimi i tij me urat, shëtitoret, ndërtimet në dy anët e tij, kanë krijuar një imazh të ri jo vetëm për lumin, por edhe për qytetin në tërësi.
Megjithatë, qyteti ka ende detyrim për lumin, pasi lumi duhet të jetë jo thjesht i bukur, por së pari i pastër. Lumi pa gjallesa nuk është lumë. Lumi duhet të ketë aromë të gjelbërimit përreth tij dhe jo aromën e hidrokarbureve apo të ndotjeve të ndryshme. Ai duhet të ftojë për të qendruar dhe shëtitur në shëtitoren aq të bukur të ndërtuar se fundmi.
Prefekti i Qarkut në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, Patosit e Mallakastrës, Strukturat e Pushtetit Qëndror në Nivelin Vendor dhe me DVP Fier, prezantojnë projektin “Shëtitje në Gjanicë”.
Ai do të jetë një projekt i shtrirë në kohë, gjithëpërfshirës, sensibilizues, reagues, planifikues afatgjatë për strukturat publike dhe private.Projekti do të kalojë në fazat e:
1. Njohjes dhe evidentimit të situatës në gjithë gjatësinë lineare të lumit Gjanica.
2. Sensibilizimit
3. Hartimit të një plani afatgjatë, i cili do të ndikoi mbi planet e zhvillimit urban të qytetit.
4. Reagim ndaj shkelësve dhe reagim në planet e së ardhmes.
5. Kërkesë për mbështetje në strukturat qendrore si Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Brendëshme etj.
Si një pjesë e natyrës, një lum ndikon ndjeshëm në formën e një qyteti. Gjithashtu qyteti ndikon në cilësinë e lumit. Kjo varësi e ndërsjellë është një problem kryesor në planifikimin hapësinor. Gjetja e ekuilibrit të duhur midis karakterit natyror të lumit, dhe futja e strukturave të qytetit në rrethinat e lumit, çon në krijimin e një hapësire të ekuilibruar.
Ftojmë të gjithë të jenë pjesë e këtij projekti. Të gjithë mund të ndikojmë me sensibilizim, me rritje të presionit mbi ndotësit, me bashkëpunim, për krijimin e një strategjie të qartë të zhvillimit urban dhe mbi të gjitha me një sinergji të përbashkët të të gjithë aktorëve.