Zhvilloi sot punimet ” Konferenca shkencore ndërkombëtare ” kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit Jakov Xoxa.
07/06/2023Mbledhja e Konstituimit të Këshillit dhe betimit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër z. Qerim Ismailaj.
10/06/2023NGA TË ZGJEDHURIT PRETENDOHET MË SHUMË SE TË DREJTOJNË -TË QEVERISIN.
Fjala përshëndetëse , mbajtur ngaPrefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, mbajtur me rastin e mbledhjes së konstituimit të këshillit bashkiak Divjakë dhe ceremonisë së betimit të kryetarit të kësaj bashkiez.Josif Gorrea.
I nderuar deputet, z.Taulant Balla!.
E nderuara Sekretare e Këshillit Bashkiak!
Të nderuar Këshilltarë Bashkiak të sapozgjedhur!
I nderuar kryetar në detyrë z.Fredi Kokoneshi!
I nderuar Kryetar i mandatuar z. Josif Gorrea!
Të nderuar të ftuar dhe qytetarë të Bashkisë Divjakë!
Më lejoni, që në emër të institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, t’ju uroj punë të mbarë, në këtë mbledhje të parë për konstituimin e këshillit të bashkisë tuaj. Ky është një moment i rëndësishëm solemn, për secilin prej jush, qofshi të zgjedhur për hërë të parë apo të rizgjedhur, solemnitet që lidhet me formulën e betimit ku ju, nënshkruani vënien e nderit tuaj si kolateral të angazhimit për ti shërbyer interesit më të mirë të qytetarëve të Bashkisë Divjakë dhe për rritjen e mirëqenies së tyre .
Në 14 maj qytetarët e bashkisë Divjakë ushtruan sovranitetin e tyre politik nëpërmjet votës, duke ju autorizuar ju të jeni zëri i vullnetit të tyre në aktivitetin e kontrollit të qeverisjes lokale .
Qytetarët zgjodhën të kenë një këshill pluralist për nga përkatësia politike dhe kolor përsa i përket moshës , gjinisë, përvojës, profesioneve, shtresave shoqërore apo statusit ekonomik, çfarë të krijon idenë se janë përfaqësuar të gjitha interesat e komunitetit .
Në kushtet e pamundësisë së ushtrimit të demokracisë direkte, shoqëria shpiku demokracinë përfaqësuese, apo thënë ndryshe demokracinë e deleguar ,duke i besuar të zgjedhurve të ushtrojnë kontrollin mbi qeverisjen vendore në emër dhe për llogari të interesave të saj.
Të nderuar anëtarë të parlamentit vendor të Bashkisë Divjakë, edhe pse keni ardhur si nominim i partive politike, në ushtrimin e detyrës duhet të udhëhiqeni nga qëllimi, jo nga qasja .
Më duhet të kujtoj këtu që të gjitha partitë politike deklarojnë të njëjtin qëllim , zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies ekonomike e sociale, por ajo që bënë diferencën midis tyre ,është qasja drejt këtij qëllimi , që është e ndryshme .
Struktura politike e këtij këshilli tregon për një shumicë domethënëse të një partie, por kjo nuk duhet kurrsesi të jetë justifikim për arrogancë .
Pakica po ashtu, pavarësisht numrave, nuk duhet të ndihet e të veproj si e demotivuar, por duhet të tregoj se nuk është aty për të bojkotuar apo për të kundërshtuar pa arsye, por për të polemizuar në mënyrë konstruktive e për tu bërë një alternative zhvilluese .
Më lejoni t’ju sjell në vëmendje një thënie të Umberto Eco: “Kur shumica mendon se ka përherë të drejtë dhe pakica nuk guxon të reagoj , atëherë demokracia është në rrezik ”
Zonja e zotërinj këshilltarë! Në ushtrim të mandatit tuaj, duhet të tregoheni vullnet-plotë për të përmbushur njëherësh përgjegjësitë para ligjit dhe përgjegjësitë para qytetarëve .
Ne aktivitetin e këtij këshilli do ju takoj të merrni vendime rutinë, me pasoja afatshkurta dhe me kosto minimale apo të moderuar, sikundër do të ketë edhe raste kur të sprovoheni nga vendimmarrje të rëndësishme me efekte që i kalojnë dekadat e me kosto të konsiderueshme .
Ndoshta do t’ju duhet të vendosni jo vetëm për fatin e bashkëkohësve tuaj të sotëm, por edhe për ata që ende nuk kanë ardhur në jetë , besimin e të cilëve nuk e keni, por që nesër ata mund të jenë pengu i vendimmarrjeve tuaja.
Pesha e vendimmarrjes tuaj dhe formula e betimit do të duhet t’ju mbajnë gjithmonë e më shumë të angazhuar, përsa i përket kohës së dedikuar dhe të përkushtuar përsa i përket vëmendjes me të cilën i drejtoheni çështjeve objekt- vendimmarrje .
Dikush di diçka , dikush di shumëçka por në kushtet kur askush nuk mund të jetë i gjithëditur , dhe ndërkohë që vendimmarrjet e drejta kërkojnë njohje të thella mbi çështjet për të cilat do të vendoset , do t’ju duhet që jo vetëm të qëndroni të azhurnuar, por do të jetë e nevojshme të konsultoheni gjerësisht me profesionistë të fushës, e të konsultoni përvoja të të tjerëve duke bërë që të vetëzhvilloheni në mënyrë vijuese .
Nuk duhet t’ja lejoni vetes që të ktheheni në rolin e marionetës që ngre kartonin pro apo kundër, me lehtësinë më të madhe kur ai karton mund ,të ketë peshën e një toni .
Ju keni në dorë të bëni të mundur që në këtë kuvend, të mos triumfoj fuqia e kartonit ,
por e argumentit dhe në debatet tuaja të mos udhëhiqeni nga qëllimet meskine me prapavijë politike, por nevojat e zonave urbane e rurale dhe interesat e qytetarëve.
Bashkia Divjakë është një territor me burime të bollshme natyrore, me përvoja historish suksesi dhe me potencial njerëzor të konsiderueshëm .
Është përgjegjësi e ekzekutivit të bashkisë dhe e juaja si legjislativ lokal, që të siguroni një udhëheqësi që garanton përfitueshmërinë më të lartë nga këto burime .
Votuesit Divjakas, në 14 Maj vendosën me shumicë të qartë që kryetari i qeverisë së tyre vendore të jetë z. Josif Gorrea , i cili vjen nga një histori suksesi si administrator i një kompanie private, lider në fushën ku operon, duke na ofruar paradhënie besimin se do të shënoj të njëjtin sukses edhe në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Divjakë.
Në respekt dhe në përmbushje të përcaktimeve te ligjit Nr.107/2016 dt.27.10.2016 “Për prefektin e qarkut “ dhe ligjit Nr.139/2015” Për vetëqeverisjen vendore” Institucioni i Prefektit ju garanton për vullnetin e plotë dhe gatishmërinë e duhur për t’u konsultuar dhe bashkëpunuar me ju, jo për të notifikuar, por për ti dhënë integritet ligjor vendimmarrjes tuaj.
Në emër të Qeverisë dhe si përfaqësues i saj në Qarkun e Fierit, shpreh besimin, se veprimtaria juaj do të jetë në konformitet me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve që ju përfaqësoni.
Edhe një herë ju uroj punë të mbarë këshilltarëve bashkiakë të sapo zgjedhur dhe kryetarit të mandatuar të Bashkisë Divjakë z.Josif Gorrea!