Mbledhja e Konstituimit të Këshillit dhe betimit të Kryetarit të Bashkisë Lushnje.
13/06/2023Mbledhja e Konstituimit të Këshillit dhe betimit të Kryetarit të Bashkisë Roskovec.
14/06/2023Zgjedhësi e “shet” për besim, por i zgjedhuri duhet ta “blej” për përgjegjësi .
Sa më i lartë çmimi i besimit aq më i lartë dhe çmimi i përgjegjësisë.
Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, ishte sot i pranishëm gjatë zhvillimit të punimeve të mbledhjes së parë të Këshillit të ri të Bashkisë Patos, të dalë nga zgjedhjet e 14-Majit.
Gjatë kësaj mbledhje të parë u procedua sipas rendit të ditës, për konstituimin e këshillit dhe betimin e këshilltarëve, zgjedhjen e drejtuesëve të këtij këshilli, konfirmimin e mandatit dhe betimin e kryetarit së kësaj bashkie për 4-vjeçarin e ardhshëm, z. Fation Duro, për të vijuar me zgjedhjen e përfaqësuesëve për në këshillin e qarkut Fier.
Në fjalën përshëndetëse ndër të tjera u ndala në:
rolin e këshilltarëve për të siguruar një qeverisje të mirë, përmes krijimit të hapësirave për përfshirje sa më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje;
nevojën për të rritur kapacitetet e legjislativit lokal, për të identifikuar e trajtuar problematikat e komunitetit dhe vendosjen e prioriteteve;
domosdoshmërinë për të marrë vendime në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, çfarë do të siguronte qëndrueshmëri ekonomike, sociale e ekologjike dhe adresim, jo vetëm të kërkesave të sotme, por edhe të interesave të gjeneratave të ardhshme.