TAKIMI I PREFEKTIT TË QARKUT ME DREJTORËT E DEGËVE TERRITORIALE QË VEPROJNË NË QARK.

Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Divjaka-Karavasta.
October 27, 2021

TAKIMI I PREFEKTIT TË QARKUT ME DREJTORËT E DEGËVE TERRITORIALE QË VEPROJNË NË QARK.

Të hënën, datë 15.11.2021 u zhvillua pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier takimi me drejtorët e degëve territoriale që veprojnë në qark.

Tematika e takimit ishte “Programi Qeverisës 2021-2025”. Ky takim u drejtua nga Sekretari i Pëgithshëm  Z.Arben Velo i cili vuri theksin mbi politikat që do zbatohen në cdo lloj fushe për këtë periudhë. Gjatë takimit u ngritën disa problematika në fushën e mjedisit , shëndetësisë, bujqësisë, zyrës së punës, ASHK-së, NJTL etj. Problematika për zgjidhjen e të cilave u kërkua ndërmjetësimi i Prefekit të Qarkut. U nxit fryma e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për të përmbushur misionin e Prefektit të Qarkut si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në nivel qarku.