Takim sensibilizues i Task-Forcës Vendore të Qarkut Fier në lidhje me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Masa të shtuara në prag të festave të fundvitit
24/02/2022
Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.
24/02/2022

Takim sensibilizues i Task-Forcës Vendore të Qarkut Fier në lidhje me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

 

PËR NJË SHQIPËRI TË SIGURT

Takim sensibilizues i Task-Forcës Vendore të Qarkut Fier në lidhje me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë takim, i cili drejtohej nga Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Drejtues i Parë Alfred ÇEPE, Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare Drejtues i Parë Idajet FASKAJ, Zv/Drejtorit për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, Shefit të Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Fier, Shefave të Komisariateve në varësi të DVP Fier, Prokurores së Rrethit Fier, Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, përfaqësues të Bashkive të Qarkut Fier, Drejtorit të SHISH Fier, Drejtorit të OSHEE Fier, Drejtorit të Zonave të Mbrojtura, Drejtoreshës së Arsimit Fier dhe Drejtorit të IKMT.

Ne takim  u diskutua mbi bashkëveprimin efektiv të të gjitha agjencive ligjzbatuese në parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike.

Takimi kishte qëllim intensifikimin e veprimtarisë sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese antikanabis nga të gjitha institucionet, njësitë e vetqeverisjes vendore dhe aktorët e tjerë me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër, do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ngarkuara ligjërisht për zbatimin e planit të veprimit sidomos në zonat të cilat janë identifikuara si zona me rrisk të lartë kultivimi si edhe do vijojnë të ushtrohen kontrolle të përbashkëta të territorit për të përmbushur prioritetin zero kanabis gjatë 2022.