logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.
                      24/02/2022
                      Sensebilizim per Ukrainen
                      04/03/2022

                      Takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Fier.

                       

                      Në përmbushje të përcaktimeve të Nenit 20 të Ligjit Nr. 93/2015 “Për turizmin”, Prefekti i Qarkut Fier organizoi sot takimin me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, me temë “Hartimi i planit të masave për sezonin turistik veror 2022”.

                       Në fillim të fjalës së tij, Prefekti shpjegoi se fakti që ky  takim mbahet më herët  nga çfarë ishte bërë traditë në vitet e mëparshme tregon se ka një vëmendje të shtuar të qeverisë përsa i përket industrisë së turizmit, jo për shkak se ekziston si problem por sepse jemi  përpara një oportunitet, prej të cilit duhet të  përfitojmë maksimalisht.

                      Ndërsa bota është duke shpërthyer zinxhirët e Covid 19 dhe është duke ju rikthyer normalitetit të lëvizjeve , prognozohet që të ketë një boom kërkese turistike.

                      Të ndërgjegjshëm se na duhet të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme për të qenë në nivelin e kërkesës turistike të projektuar, por edhe për të gjetur rrugën dhe mjetet për të inkurajuar rritjen e ofertës turistike.

                      Oferta turistike mund të ndikohet duke krijuar kushte dhe mundësi për të lëvruar të gjitha gjinitë e turizmit, çfarë do të çonte në sezon të zgjatur turistik. Sot oferta jonë turistike fokusohet tek turizmi veror ose thënë ndryshe: plazh, diell, rërë, si edhe tek turizmi malor, ky i fundit jo në nivelin e pritjeve.

                       Llojet e tjerë të turizmit si: turizmi i natyrës, turizmi i arkeologjisë, turizmi i aventurës, turizmi rekreativ, agroturizmi, po pse jo dhe turizmi shëndetësor, sidomos ai dentar, përbëjnë potenciale ende të pa shfrytëzuara që meritojnë të marrin vëmendjen e aktorëve dhe faktorëve që ndikojnë këtë industri.

                      Investimet e shtuara në infrastrukturën që të çon në zonat turistike malore ose bregdetare, mbështetjet financiare, për bujtinat apo njësitë agroturistike, lehtësirat fiskale për strukturat akomoduese elitare tregojnë përqasjen e qeverisë me fokus të veçantë drejt industrisë të turizmit, si burim punësimi, mirëqenieje dhe zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

                      Fakti që natyra, kushtet klimatike dhe relievi ofrojnë mundësi për të lëvruar shumë gjini të turizmit na bën të mendojmë se kemi shumë për të bërë për ta adresuar më mirë këtë aktivitet ekonomik. Më pas, Prefekti vijoi me prezantimin e planit të masave për t’i paraprirë sezonit veror 2022, zbatimi i të cilit kërkon bashkërendim ndër-institucional të aktiviteteve sipas fushave të përgjegjësisë të secilit.

                      Postime të ngjashme

                      28/03/2023

                      Takim i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave .


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.