Takim me Deget Territoriale ne Qarkun Fier
24/09/2019
Turizmi
01/10/2019

Takim Konsultativ

Takim Konsultativ

Në datën 25. 09.2019, Prefekti zhvilloi një takim konsultativ me kryetarët e këshillave, sekretarët e këshillave dhe nënkryetarët e bashkive të Qarkut Fier.

Në fokus të këtij takimi ishin :
Konsolidimi i frymës institucionale ndërmjet institucionit të Prefektit dhe NJVQV-ve.
Një prezantim i këndvështrimit të Prefektit të Qarkut në raport me vlefshmërinë juridike të akteve.
Ngritja e problematikave të konstatuara gjatë verifikimit ligjor të akteve normative me qëllim rritjen e standartit ligjor në vendimmarrje.
Në vëmendje të bashkive theksi u vu edhe mbi zbatimin e përgjegjësive që rrjedhin nga Ligji Nr.45/2019 “Për mbrojtjen civile”.
Takimi u konsiderua nga të pranishmit konstruktiv dhe i dobishëm për cështjet që u ngritën.