Në Institucionin e Prefektit në datë 23.06.2022 u organizua takimi i radhës i Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Fier, nën drejtimin e Kryetarit të këtij Komiteti Z. Lefter Shehaj dhe Kryetarit të Tryezës Teknike Z. Arben Velo.
Projekti “Shëndeti në Emergjencë”

vazhdon me agjendën e trajnimeve për rritjen e njohurive dhe kapaciteteve reaguese në situata emergjente që efektojnë shëndetin publik.
Ekipi trajnues i Kryqit të Kuq Dega Fier u ndal këtë javë në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier.
Trajnimi synonte rritjen e njohurive të stafit për kërcënimet e shëndetit publik në raste emergjencash dhe mënyrat e reagimit në situata të ndryshme, jo thjeshtë dhe vetëm në mënyrë dhe për qëllime individuale por edhe për të kontribuar në përmbushje të përgjegjësive që lidhen me rolin e këtij institucioni si Kryesues i Komisionit Rajonal të Mbrojtjes Civile.
Ajo që është për tu shënuar përtej qëllimit kryesor të trajnimit është mosha e trajnueses, vullnetares 16 vjeçare të Kryqit të Kuq dega Fier.
Edhe Fieri e ka Malalën ( nobelistja e paqes 17 -vjecare pakistaneze ) e vet, e cila rregjistron dhjetra aktivitete në kuadër të Kryqit të Kuq, në shërbim të jetës.