PROJEKTI “75 x 75”

Takim mbi anketimet e OSBE
22/10/2019
MBLEDHJA E TASK FORCES VENDORE
13/05/2020

PROJEKTI “75 x 75”

Prefekti i Qarkut Fier në kuadrin e 75 Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, hartoi Projektin “75 x 75”, i cili është një projekt muzikor, që konsiston në 75 minuta muzikë (Këngë Partizane, Këngë të muzikës së lehtë dhe Muzikë filmash), me temë nga Lufta Nacional Çlirimtare.
Me këtë përmbajtje janë realizuar 75 CD, të cilat Ju ofruan 75 bizneseve, kryesisht në fushën e kafeneve. Këto biznese, me vullnetin e tyre pranuan të transmetojnë në ambjentet e tyre këtë muzikë, në datën 29 Nëntor.
“Kontrata”, ndërmjet Institucionit të Prefektit të Qarkut dhe çdo subjekti që u bë pjesë e këtij projekti, është një kontratë besimi, dëshire dhe mirëkuptimi të plotë, të bindur se festimi i 75 Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, është një ngjarje historike që fton për t’u bashkuar.