Përvjetorët – momente të takimit me historinë .

PARANDALIMI I HERSHËM – MËNYRA MË E MIRË PËR TË KONTROLLUAR RRISQET DHE MINIMIZUAR PASOJAT.
15/04/2022
Më shumë përkushtim në përgjigje të besimit më të madh .
30/04/2022

Përvjetorët – momente të takimit me historinë .

Ishte 18 Prilli i vitit 1943 kur territori i qytetit të Ballshit u çlirua nga pushtuesit dhe autoriteti territorial e administrimi i jetës së qytetit ju rikthye popullit.
Ballshi u bë kështu një ndër qytetet e para të çliruara të vendit.
Por edhe pas çlirimit të Ballshit , shumë bijë e bija të Ballshit dhe Mallakastrës mes tyre dhe të reja e të rinj të panumërt vijuan luftën në kuadër të formacioneve luftarake deri në çlirimin e plotë të vendit.
Aq shumë kosto njerëzore pagoi Mallakastra gjatë luftës se dytë botërore saqë sot është e vetmja krahinë në vend që mban titullin
” Krahinë Martire “.
Këtë vit ky pervjetor i 79-te i çlirimit të qytetit të Ballshit mbahet në një kontekst të ri global,
në një kohë kur paqja nuk po gjen paqe në Ukrainë dhe kur agresioni Rus përbën rrëzik për paqen edhe përtej kufijëve lokal ku shtrihen palët ndërluftuese.
Përsëritja e situatave të cënimit të paqes ne kuadër lokal por me efekt dhe potencial për të rrezikuar rendin global, na mësojne se nëse nuk luftohet çdo ditë për paqen dhe qytetërimin, e nesërmja e paqes mund të jetë lufta.
Agresioni Rus ndaj Ukrainës, pasuar nga mijëra jetë njerëzore të humbura, mes tyre shumë jetë civilësh të pafajshëm dhe qindra fëmijë të kthyer në ëngjëj të parajsës është dëshmi
e luftës mes dy botëve, midis perëndimit të vlerave të lirisë, paqes e sovranitetit dhe botës së diktatorëve që ushqehen me egon e shfrenuar për ekspansion dhe dominim.
Ashtu si gjatë luftës së dytë botërore kur Shqipëria zgjodhi të bëhej pjesë e asaj aleancë të madhe fituese , edhe sot Shqipëria e vogël nuk e la bosh vendin e saj në histori ndërsa u rreshtua në krahun e NATO-s SHBA , dhe Evropës në mbështetje të popullit Ukrainës dhe kundër Rusisë, që e renditi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve jomiqësore.
Sulmi i paprovokuar i Rusise ndaj Ukrainës
në emër të përpjekjeve ruse për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s ishte një mesazh i përgjakshëm lufte, jo vetëm ndaj Ukrainës që përzgjodhi rrugën për në NATO , dhe Europë, por edhe ndaj gjithë botës që rilindi dhe u zhvillua, mbi gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore.
Njësoj si në luftën e dytë botërore kur monstra naziste u shfaq e armatosur deri në dhëmbë në rrugën e qytetërimit tonë, edhe sot, kur një tjetër monstër është shfaqur armatosur deri dhe me armën e shfarosjes së përbotëshme, sfida e këtij qytetërimi të cilit i përkasim është të fitojë luftën dhe të rivendos paqen.
Për ne, kjo luftë e re është së pari një luftë për të mos lejuar që pasiguria të gjejë vend në mendjet dhe në zemrat tona, për të mos lejuar që pesimizmi të udhëheq axhendën tonë të jetës së përditshme.
Prandaj sot ka dhe një arsye më shumë për të festuar këtë ditë të bekuar të çlirimit të qytetit të Ballshit dhe për të uruar:
U përjetësoftë Lavdia e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!
Gëzuar Festën e Çlirimit!