Nderime me “Certifikatën e Mirënjohjes ” nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë .

KEMI ARDHUR SI PACIENT POR JEMI PRITUR E NDJERË SI MIQ
07/09/2022
Mesazh i Prefektit te Qarkut Z. Lefter Shehaj , me rastin e fillimit të ri shkollor.
12/09/2022

Nderime me “Certifikatën e Mirënjohjes ” nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë .

“Mirënjohja është kujtesa e zemrës “

Jean Baptiste Massieu

————————————————————————–

Lufta mundi të më kufizonte në kohë por nuk mundi të më privonte nga dëshira e fortë për ti shprehur mirënjohjen bashkëkombasve të Nënë Terezës për solidaritetin dhe humanizmin adresuar popullit tim .

Këto ishin fjalët e z.Shahin Omarov , Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë teksa nderonte me “Certifikatën e Mirënjohjes ” subjektet dhe individët nga qarku i Fierit që kontribuan me ndihma në perime për popullsinë e qarkut të Kharkivit, që është një nga qarqet më të sulmuara e më të dëmtuara nga agresioni rus .