Ministri i Brendshëm në ceremoninë për krijimin e Forcave “Shqiponja”, në Fier

VITI I RI ARSIMOR 2020 – 2021
August 27, 2020
SHPALLJE PUBLIKE E AKTIT ADMINISTRATIV DEGA E DOGANËS FIER
September 25, 2020

Ministri i Brendshëm në ceremoninë për krijimin e Forcave “Shqiponja”, në Fier

     

Ministri i Brendshëm z.Sander Lleshaj, në kuadrin e punës për fuqizimin dhe modernizimin e Policisë së Shtetit, sot mori pjesë në një takim në qytetin e Fier. Ai shoqërohej nga Dr. Përgjithshëm i PSH zoti Ardi Veliu.
Në takim morën pjesë: Drejtues të DVP Fier dhe Shefat e Komisariateve të Policisë në Qark, Kryetarët e Bashkive, Drejtuesi i Prokurorisë Fier, Drejtori i IKMT, disa Drejtorë Drejtorie, etj.
 Prefekti i Qarkut, vlerësoi punën e Policisë Vendore në Qark, bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe strukturave qëndrore dhe vendore. Ai theksoi rolin e policisë në menaxhimin e situatës COVID 19, në masat paraprake për sigurinë në shkolla, e cila në situatën aktuale, është jo vetëm siguri fizike, por shumë më komplekse.
Gjithashtu Prefekti theksoi se Policia e Shtetit është futur në një trend të ridimensionimit të saj. Kjo vërehet në mënyrë graduale dhe të vijueshme në rritjen e numrit të policisë së shtetit, në krijimin dhe konsolidimin forcave të reja operacionale dhe në modernizimin e vijueshëm me mjete dhe pajisje të saj.
Prefekti uroi forcat e Policisë “Shqiponja”  në rrugën e tyre drejt rritjes dhe konsolidimit.
 Ministri i Brendshëm z. Sander Lleshaj, në fjalën e tij, pasi vlerësoi punën e Policisë Vendore, në Qarkun Fier, u ndal në disa drejtime si më poshtë:
 ✅ Në mbarë vendin shtohen njësi të posaçme operacionale në kuadër të një shtimi të konsiderueshëm organik të numrit të Policisë së Shtetit.
 ✅ Është përgjysmuar numri i vrasjeve në Shqipëri që nga 2013, ndërkohë që kemi shtuar me 17% numrin e policëve.
 ✅ Për sigurinë duhet të investojmë më shumë
 ✅ Nevoja për siguri është nevojë bazike, nuk është shpenzim
 ✅ Rast shumë pozitiv shtimi i 500 punonjësve vetëm në organikën e policisë
 ✅ Shpërndarja e këtyre 500 punonjësve bëhet mbi bazën e një skeme proporcionale në të gjitha drejtoritë vendore
 ✅ Në tërësi arrijmë në një shtesë prej 1700 vendesh të reja organike nga viti 2013, prej të cilave mbi 700 janë të këtyre dy viteve të fundit