logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      NJË “ÇMIM I MADH”, SA I RËNDË PËR DORËZUESIN AQ I MERITUAR PËR FITUESIN
                      24/12/2022
                      Urim për vitin e Ri 2023, i Prefektit të Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj.
                      31/12/2022

                      MESAZHI QË ZBUKUROI KRISHTLINDJEN

                      Sot, në ditën e Krishtlindjeve, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla, deputetët, kryetarët e bashkive Fier e Roskovec dhe drejtorët e drejtorive rajonale, i uruam festën Hirësisë së tij Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë , imzot Nikolla, klerikëve të tjerë të Kishës së Shëngjergjit dhe qytetarëve të pranishëm.

                      Në dalje të kishës, z.Balla dha përmes medias edhe një mesazh urimi për qytetarët duke ju dëshiruar më shumë paqe e mirësi, tolerancë e harmoni, suksese e begati!

                      Në fund të urimit për qytetarët një gazetare e pyeti:

                      Çfarë kishit për t’i thënë përfaqësuesve të opozitës në Fier që janë vetëm pak metra larg jush, në pritje për të bërë vizitën në kishë dhe për të uruar Krishtlindjen?

                      “Ju presim edhe ju, të bëhemi bashkë. Gëzuar! Unë ua bëra thirrjen tani pyesni ata nëse janë gati, ne jemi për tu bërë bashkë,”- ishte përgjigja e z. Balla.

                      Dhe teksa tha këto fjalë u drejtua për të takuar e uruar deputetin e PD z. Luan Baçi dhe përfaqësuesit e tjerë të PD, Fier.

                      Një shtrëngim duarsh dhe një urim për Krishtlindje që u përsërit nga të gjithë.

                      Ky ishte akti që buron nga mesazhi i Krishtlindjes për pranimin e njëri-tjetrit .

                      Mund të jemi gjithmonë të ndarë në qasjen se si mund ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, por kjo nuk duhet të na bëjë të ndajmë shtëpinë e Zotit apo, për më tepër, të ndajmë shqiptarinë që është feja e të gjitha besimeve.

                      Një gjest i vogël, por një mesazh i fortë, sepse përtej ndarjes së besimit politik, kemi një atdhe për të gjithë, për të cilin jemi njëlloj përgjegjës nëse nuk e trashëgojmë më të mirë se sa e gjetëm.

                      Ju faleminderit z. Balla për mesazhin që zbukuroj këtë Krishtlindje!

                       

                      Postime të ngjashme

                      28/03/2023

                      Takim i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave .


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.