logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Mesazh urimi i Prefektit të Qarkut Fier  Z. Lefter Shehaj me rastin e 29 Nëntorit ditës së Çlirimit.
                      29/11/2022
                      Nuk mund të ketë një strategji të mirë të zvogëlimit të riskut nëse nuk ka një vlerësim të saktë e të plotë të rreziqeve paraprakisht.
                      01/12/2022

                      Mesazh urimi , me rastin e Ditës së Flamurit dhe 110- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga personalitete të Ukrainës.

                      SE CILA ËSHTË VLERA E LIRISË, E TREGOJNË ATA, LIRIA E TË CILËVE ËSHTË NË DISKUTIM.

                      ————————————————————————–

                      Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 110- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pata nderin dhe kënaqësinë të merrja mesazhe urimi nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë z. Shahin OMAROV dhe Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tetiana YEHOROVA- LUTSENKO .

                      Mesazhi i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Ukrainë z.Shahin OMAROV

                      “I nderuar zoti Prefekt,

                      Shpreh respektin tim më të thellë për ju dhe kam nderin t’ju përgëzoj në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

                      Le të jetë kjo datë domethënëse, 28 nëntor 1912, e cila është kthyer në një simbol të guximit dhe heroizmit të popullit shqiptar, frymëzim për arritje të reja.

                      Sot Republika e Shqipërisë është një vend sovran, demokratik, me stabilitet ekonomik, i hapur ndaj komunitetit europian dhe atij botëror. Falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë kufijve të tij, vendi është duke u bërë një shtet modern e i begatë evropian.

                      I uroj gjithë popullit shqiptar paqe, prosperitet dhe mirëqenie dhe për ju dhe familjen tuaj shëndet, lumturi dhe bekimin e Zotit në të gjitha veprat e mira.

                      Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjell edhe një herë konsideratat e mia më e larta.”

                      Mesazhi i Kryetares së Këshillit Rajonal të Karkivit znj. Tetiana YEHOROVA- LUTSENKO .

                      “Më lejoni t’ju shpreh komplimentet dhe urimet e mia në ditën e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si simbol i përkujtimit të rrugës së vështirë për përmbushjen e ëndrrës kombëtare dhe luftës heroike të popullit shqiptar për themelimin e një shteti të pavarur evropian.

                      Këshilli i Rajonit të Karkivit e vlerëson shumë mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën humanitare të dhënë nga shteti juaj, sepse sot Ukraina është në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së gjithë Evropës, ndërsa Shqipëria, si shtet me vlera evropiane, ndihmon Ukrainasit në luftën kundër shtetit agresor.

                      Unë jam e bindur se dialogu ynë konstruktiv do të shërbej si një themel i besueshëm për implementimin e projekteve të mëtejshme mes rajoneve tona.

                      Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për paqe, mirëqenie, prosperitet, sukses dhe kurajo në përballje me çdo sfidë për ju dhe gjithë shqiptarët.

                      Shfrytëzoj këtë mundësi për të ri shprehur sigurinë e konsideratave të mia më të larta dhe për të shprehur dëshirën time për bashkëpunime produktive të mëtejshme.”

                      Lexo më shumë

                       

                      Postime të ngjashme

                      23/05/2023

                      Aktivitet me rastin e 20 Majit, ” Dita Kombëtare e Jetimëve “.


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.